Gjyqi kundër ish-presidentit serb Milutinoviç dhe Projektbuxheti i parë i presidentit të SHBA Barak Obama
27 Shkurt 2009Reklamë
1. Gjykata e Hagës për krime në hapësirat e ish Jugosllavisë, shpalli te enjten vendimin në procesin kundër ish - presidentit serb, Milan Millutinoviç dhe pesë zyrtarëve tjerë të lartë, të akuzuar për krime në Kosovë. Ishte ky procesi i parë dhe më i rëndësishmi për krimet në Kosovë, pas vdekjes së Sllobodan Millosheviqit. Disa prej vendimeve ishin të papritura, informon Bahri Cani.
2. Barack Obama paraqiti te enjten projektbuxhetin e tij të parë. Presidenti i ri amerikan planifikon shkurtime të ndjeshme në shpenzimet shtetërore si dhe rritjen e taksave për të pasurit. Paulert, Rüdiger