Gjykata Evropiane merr vendim për Google
14 Maj 2014Me vendimin e saj Gjykata Evropiane shkaktoi një surprizë. Së pari për shkak se avokati i përgjithshëm i Gjykatës Evropiane Niilo Jäwskinen kishte qenë në qershor të vitit të kaluar i mendimit se Direktiva e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave e vitit 1995 nuk ka fuqi të përgjithshme ligjore. Nëse kërkon në Google emrin Jääskinens, ky raport vazhdon të shfaqet lart në rezultatet e kërkimit. Së dyti, vendimi është për t'u habitur, sepse e detyron gjigandin e internetit Google që t'i dëgjojë kërkesat e përdoruesve për fshirjen e të dhënave. Deri tani Google fshihej pas neutralitetit të algoritmit të tij, por tani kjo gjë duket se do të marrë fund.
Megjithatë gëzimi që Gjykata Evropiane po i godet tentakulat e përbindëshit të të dhënave, i cili në fund të fundit jeton nga shitja e reklamave, nuk është me vend. Sepse me vendimin e gjykatës vihet në përgjegjësi vetëm sjellësi i gjoja lajmeve të këqia - me fjalë të tjera, ai që ofron rezultatet e një kërkimi. Origjina e padisë së një spanjoll - një artikull gazete i vitit 1998 - mund të vazhdojë të jetë në internet. Dhe kështu gjoja "e drejta për t'u harruar" do të vazhdojë të mbetet një gjë shumë e brishtë.
Para së gjithash gjykimi nuk është një karta biankë dhe sigurisht as një pilulë digjitale me fuqi pasvepruese. Ai nuk duhet të keqkuptohet si një gomë me të cilën përdoruesit mund të fshijnë më vonë përmbajtjen e informacioneve në internet. Kjo do të rezultonte në një drejtim krejtësisht të gabuar. Edhe më tej duhet bërë kujdes për gjërat që postohen në internet në lidhje me veten. "Unë mund t'i kërkoj më vonë Google që t'i fshijë" nuk duhet të kthehet tani në justifikim kur dikush poston në internet fotografi të vetat, për të cilat më vonë mund të pendohet. Sepse interneti nuk harron kurrë, Edhe pas këtij vendimi të gjykatë do të vazhdojë të jetë e mundur për të gjetur në rrjet përmbajtje padëshiruara, p.sh. përmes rrjeteve sociale.
Dhe kjo është një gjë e mirë. Alternativat askush nuk mund t'i dojë, p.sh. politikanë që kërkojnë të fshihen nga Google rezultatet kërkimi të padëshiruara për shkak se ato nuk janë të dobishme në fushatën aktuale zgjedhore. Në këtë pikë Gjykata Evropiane e mori vërtetë parasysh "rolin e personit në jetën publike" duke e përfshirë në vendim e saj edhe një paragraf që në rast se mbizotën "një interes publik për qasje të përgjithshme në këtë informacion" ku nuk mund të fshihet. Megjithatë nuk përjashtohet që në të ardhmen e afërt gjykatave do t'u duhet të gjykojnë në lidhje me pyetjen nëse flokët e lyer apo ndonjë shoqëruese tërheqëse e një njeriu të famshëm është diçka për të cilën publiku ka të drejtë të jetë i interesuar.
Në këtë drejtim gjykimi aktual është në rastin më të mirë pika e fillimit për një debat, pra çfarë mund të publikojë në internet dhe se çfarë ndodh me të dhënat tona. E për më tepër se kush mund t'i disponojë ato dhe kush mund të fitojnë të holla me të dhëna të tilla. Dhe ky na kujton që ligji dhe drejtësia vazhdojnë ta ndjekin pas realitetin.