280611 China Europa Antike Kunst
4 Korrik 2011Kur konsumatori i zakonshëm evropian do të blejë një vazo apo një pikturë kineze, atij nuk i duhet të fluturojë enkas 8.000 km larg, për të blerë një origjinal. Objektet më interesante të artit nxirren në ankand në Evropë. Ndërsa nga ana tjetër kinezëve nuk u bëjnë aspak përshtypje fluturimet mbi dhjetë orë. Me lupë në dorë ata hulumtojnë të gjitha ankandet e artit aziatik në Evropë, për të rikthyer në atdhe thesaret orgjinale të artit kinez. Shpesh ata qëndrojnë vetëm pak ditë në këto vende. Për ta ky nuk është pushim. E para së gjithash: Kjo nuk është një çështje dosido, vëren Shenjun Liu, e cila ishte në një nga këto ankande
Drejtuesi i ankandit Henrik Hanstein, vulos shitjen me 750 euro të një pikture kineze në pëlhurë me degë me gonxhe të kuqe, këtë objekt e blen një grua nga Shangai.
Piktura bardh e zi në pëlhurë e periudhës Tang, tasa argjendi të gdhenur, pjata 300 vjeçare mbushin sallën plot dritë të ankandit dhe presin të kalojnë tek një pronar i ri. Pothuajse gjysma e të pranishmëve duken si aziatikë, disa prej tyre diskutojnë për cilësinë e objekteve të ndryshme të artit. Mund të mendosh, se po viziton një ankand mëse normal në Bangkok apo Hongkong, vetëm drejtuesi i ankandit që flet gjermanisht si dhe logoja e ankandit "Lempertz" të kujtojnë, që ndodhesh në një ankand në Gjermani. Një herë në vit Henrik Hanstein, drejtor ekzekutiv i shtëpisë së ankandeve "Lempertz" në Këln organizon shitjen e objekteve të artit aziatik. Vizitorët nga Kina ofrojnë zellshëm. Gati 95 përqind e veprave të artit blihen nga kinezët, thotë Henrik Hanstein.
„Kina ka një kulturë të nivelit të lartë, Kina është një ndër kombet e vjetra dhe të mrekullueshme të kulturës në botë. Në kohën e maos janë shkatërruar shumë gjëra, por edhe shumë objekte janë nxjerrë jashtë vendit. Tanikinezët kanë shumë para dhe vijnë në Evropë për t' i blerë këto objekte në mënyrë që t''i kthejnë në atdhe. Ata e dinë gjithashtu, që arti antik, që ato gjejnë këtu, është larguar përpara 100 apo 200 vjetësh nga Kina. Nëse e gjen këtë art të vjetër këtu në Evropë. atëherë kjo është një dëshmi e vërtetësisë. Në kinë ky lloj arti falsifikohet shumë sot, madje imitimi bëhet me hsumë mjeshtëri. Por nëse blini në Evropë, ju keni një farë garancie.“
Ndaj z. Meng ka ardhur enkas nga Pekini në Këln. Ai do të marrë me vete në shtëpi një pikturë të piktorit kinez Huang Zhou, i cili është i njohur për pikturat e tij.
"Koleksionisti i kësaj pikture, një gjerman, ka bërë dy udhëtime kulturore në Kinë. Gjatë një udhëtimi ai ka njohur shumë piktorë personalisht dhe ka sjellë me vete në Evropë disa piktura të tyre. Ndaj mund të thuash, që burimi është relativisht i sigurtë. Unë nuk di të ketë ndonjë treg antik në Kinë, por unë e di se sa para duhen për të blerë një pikturë të tillë në Kinë. Pra nëse blej një pikturë në një vend të huaj, unë jam i gatshëm që të ofroj edhe një çmim më të lartë se vendasit."
Për fat të keq z. Meng nuk është i vetmi, që e vlerëson pikturën e Huangzhous me dy vajzat dhe një kope gomarësh. Aziatikë të tjerë kanë ardhur gjithashtu për të njëjtin qëllim.
"180.000, a kuptoni anglisht dhe gjermanisht? Unë e di, ai flet vetëm gjuhën kineze, por ajo flet gjermanisht? Pra ajo flet gjermanisht, mrekulli, atëherë shansi i fundit: 180.000, 190.000, last chance".
„E imja!“ tha një grua e re me zë të ulët, por e gëzuar. Pa iu dridhur qerpiku ajo pagoi 190.000 euro për një vizatim në pëlhurë me një sipërfaqe prej njëqind metrash katrorë. Me një buzëqeshje kënaqësie ajo përgëzon blerësin e vërtetë përmes një telefonate me celular. Blerës me komision si ajo shfaqen gjithnjë e më shumë në Evropë, shpjegon z. Meng. Kinezët e pasur nukkanë kohë, ose nuk duan të prezantohen publikisht, ata dërgojnë në ankandet në Londër, Paris apo edhe në Këln blerës me komision që e flasin anglishten. Ndaj po bëhet gjithnjë e më e vështirë që objektet e artit kinez të shiten me çmime dosido, thotë Meng,
"Gjendja aktuale ekonomike në Kinë është e stabilizuar, monedha Jen është pa vlerë vetëm në letër. Gjithnjë e më shumë të pasur investojnë para për porcelan e piktura antike. Veprat e artit nukjanë vetëm objekte koleksionesh, ato janë më tepër siguri për një monedhë të re."
Sidoqoftë për 70.000 euro z. Meng mundet të blejë të paktën një vazo antike për ta marrë me vete në shtëpi. Së shpejti vazoja e tij pas 200 vjetësh jashtë vendit, do të flejë sërish në shtëpinë e vet në Pekin, thotë ai.
Autor: Liu Shenjun/ Vilma Filaj Ballvora
Redaktoi: Aida Cama