Gjermania do të dërgojë vullnetarë nëpër botë
3 Shtator 2007Reklamë
Ministria gjermane për zhvillimin ka dhënë të shtënën e startit për shërbimin e ri vullnetar me emrin 'drejt botës'. Të rinj deri në moshën 28 vjeç mund të aplikojnë tani për misione nga gjashtë deri në 24 muaj në Afrikë, Azi, Amerikën Latine apo Evropën Lindore, tha ministrja për zhvillimin Heidemarie Wieczorek-Zeul. Vitin e ardhshëm do të mund të shkojnë deri në 3.000 vullnetarë për shërbime jashtë vendit. Në planin afatgjatë janë planifikuar deri në 10.000 vende në vit. Në këtë koncept kanë bashkëvepruar më shumë se 200 organizata dhe komuna, tha më tej ministrja. Në rast se misioni zgjat sa duhet ai mund të llogaritet edhe si shërbim civil. Për shpenzimet e udhëtimit, ushqimin dhe akomodimin si dhe për dietat 100 euro në muaj paguajnë organizatat. Për këtë qëllim qeveria do të paguaj 580 euro për çdo vullnetar.