Gejts reagon pas deklaratave të Putinit për armët e reja atomike në Rusi
19 Tetor 2007Reklamë
Robert Gejts (Robert Gates) Sekretari amerikan i Mbrojtjes, deklaroi se nuk është i alarmuar nga shpallja e presidentit Vladimir Putin, se Rusia planifikon të rrisë fuqinë ushtarake, përfshirë dhe zhvillimin e armëve të reja bërthamore. Gejts tha se Rusia po i shfrytëzon të ardhurat nga çmimet e larta të naftës për ta modernizuar ushtrinë e saj. Ai tha se komentet e Putinit lënë të kuptohet se "Rusia po kthehet", dhe synon të luajë një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Gejts shtoi se Rusia shpenzon rreth 10% nga ajo që Shtetet e Bashkuara shpenzojnë për mbrojtjen.