Gara për Ariun e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të 61-të të Filmit në Berlin dhe historia e festës së Shën Valentinit
20 Shkurt 20111. Prodhimi amerikano-shqiptar "Falja e Gjakut" ishte një nga dy filmat e fundit që mbyllën të premten (18.02) garën për Ariun e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të 61-të të Filmit në Berlin. Joshua Marston në filmin e tij të dytë artistik trajton pasojat sociale të gjakmarrjes në veriun e Shqipërisë. Ndryshe nga shumë filma arardhës, ai nuk është përqendruar tek fenomeni i gjakmarrjes si i tillë, por tek pasojat e tij për brezin e ri. Pasoja, të cilat ashtu si edhe vetë fenomeni, janë më se komplekse. Anila Shuka më hollësisht.
2. Çfarë e lidh industrinë e sheqerit, floristët dhe Konferencën e Peshkopëve? Ata të gjithë gëzohen kur vjen Shën Valentini. Trëndafilat e kuq, që gjermanët u dhurojnë të dashurave, janë traditë shumë e re. Nga orakël dashurie në biznes fitimprurës. Gerd Mörsch sjell legjendën e Shën Valentinit.