250909 Pittsburgh Abschluss
26 Shtator 200920 vendet e industrializuara dhe vendet në ekspansion ekonomik kanë marrë vendime për të bërë hapa të rëndësishme në ngritjen e një arkitekture të re të tregjeve financiare. Në takimin e tyre ditën e premte në Pitsburg, ata ranë dakord për të detyruar bankat që të kujdesen më shumë për rreziqet financiare. Përveç kësaj duhen përpunuar specifikimet për pagesat e bonuseve.
G - 20 dëshmoi aftësi vepruese duke marrë në takimin e nivelit të lartë në Pitsburg, vendime që rrisin rezistëncën e tregjeve financiare ndaj krizave. Direkt para fillimit të bisedimeve nuk dukej se do të ndodhte kështu. Presidenti amerikan Barack Obama hapi së bashku me britanikët një linjë të re bisedimesh, kur foli për të luftuar mungesat e balancimeve në zonat e ndryshme ekonomike. Kurse Gjermanët dhe francezët këmbëngulnin për të folur siç ishte planifikuar, për një arkitekturë të re financiare. Në fund të takimit të dy temat ishin pjesë e dokumentit përfundimtar, dhe të gjithë mund të ktheheshin në shtëpi të gëzuar.
Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ndodhet para zgjedhjeve mund t`u sjellë gjermanëve diçka: "Për taksapaguesit gjermanë ne sjellim një siguri më të madhe, se kriza të tilla nuk do të përsëriten. Ne jemi fokusuar në përmirësimin e arkitekturës se tregjeve financiare, duke ia shtuar atë vendimeve të marra në Londër. Kjo ka të bëjë me vendimet për sistemet e shpërblimit. Dhe këtu shtrohet pyetja, a mund të bëjnë institutet e mëdha financiare presion mbi shtetet? Në të dy rastet ne kemi bërë hapa të mëdha përpara. Kështu që unë mund të them se ajo çka mund të arrihej është arritur në pjesën më të madhe. Në çështjet thelbësore unë jam shumë e kënaqur dhe besoj se puna jonë e morri shpërblimin."
Kancelarja u kënaq më shumë që koha e bonuseve të shfrenuara të bankierëve do të marrë fund. Deri në fund të vitit çdo vend duhet të nxjerrë ligjet specifike për të dhënë orientimin për sukseset afatgjata dhe për mundësinë e vendosjes së sanskioneve në rastet e dështimeve. Edhe në pajisjen e bankave me kapital fillestar është arritur një hap. Duke shtuar depozitat, Intitutet financiare do të sigurohen në të ardhmen më mirë ndaj rreziqeve. Ky është hapi i parë në mënyrë që bankat që ndodhen para falimentimit, të mos detyrojnë në të ardhmen shtetet për të ndërmarrë aksione shpëtimi që kushtojnë miliarda.
Ministri gjerman i financave Peer Steinbrück vlerëson me pak fjalë : "Unë besoj se aktorët e tregjeve financiare në të gjithë botën duhet ta dinë se nuk ekziston më mundësia e Status Quo ante, nuk ekzison më mundësia e kthimit në bizneset që janë bërë para krizës financiare."
Për të gjitha këto ishte rënë dakord në takimi e G- 20 në Londër. G-20 prezanton një të tretën e popullsisë së botës, katër të pestat e tregtisë botërore dhe gati 90 përqind të focës ekonomike të globit. Me vendimet e marra në Pitsburg, grupi i vendeve të G-20 e vendosi veten në një lloj qeverie të ekonomisë botërore. G-20 do të jetë në të ardhmen kuadri kut do të merren vendimet për çështje të caktuara. Në Pitsburg u dhanë edhe idetë për reformimin në të ardhmen të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për t`i dhënë më shumë të drejta vendimmarrëse vendeve në ekspansion ekonomik.
Edhe për ata që i shmangen detyrimeve fiskale pas Pitburgut do të vijnë kohë më të vështira. Në takimin e Londrës u bënë kërcënimet me listat e zeza. Në të u listuan shtetet që refuzojnë të respektojnë standartet e endosura nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik.
Ajo që nuk u arrit në Pitsburg ishte përparim në temat e ndryshimit të klimës dhe raundit të bllokuar të tregtisë botërore.
Autor : Henrik Böhme / Aida Cama
Redaktoi : Sonila Sand