Fitore e shtetit ligjor - Mbi vendimin e gjykatës supreme të SHBA lidhur me çështjen e Guantanamos
29 Qershor 2004Asnjë njeri nuk mund të mbahet në burg pa urdhër-arresti juridik. Ky parim ligjor mbi 400 vjet i vjetër është në fuqi edhe në epokën e luftës kundër terrorrizmit, madje jo vetëm për shtetasit amerikanë, por për këdo, që ndodhet në arrest në SHBA. Me këtë vendim gjyqtarët në mënyrë befasuese dhe të kënaqshme bënë të qartë, se parimi më i rëndësishëm i shtetit ligjor është në fuqi. Gjyqi e relativizoi pretendimin e qeverisë së Bushit, sipas të cilit në luftën kundër terrorizmit mund të veprohet sipas qejfit duke vrarë e prerë, duke arrestuar e internuar dhe në rast nevoje edhe duke torturuar. Ç´është e vërteta gjyqtarët i mbështetën kompetencat që i dha presidentit Kongresi Amerikan pas 11 shtatorit 2001 për luftën kundër terrorizmit. Por këto kompetenca të jashtëzakonshme të formuluara në të ashtuquajturin "Patriot act" u interpretuan si çek i bardhë nga qeveria e Bushit. Por tashmë kësaj iu dha fund. Çdo i burgosur, qoftë në Guantanamo apo në ndonjë nga burgjet e tjera ushtarake në tokën amerikane, ka të drejtë për mbrojtje juridike. Të burgosurit e kanë të hapur rrugën e ankesës. Në gjykatat amerikane pritet tani një valë procesesh, një fakt pozitiv ky. Qeveria amerikane që në prag të këtyre proceseve do të detyrohet tani që më në fund të ndajë shapin nga sheqeri në Guantanamo. Të gjithë ata që mbahen prej muajsh e madje edhe prej vitesh mbi bazën e argumentave të rreme, sshpejt ose vonë duhet të lirohen. Të gjtihë ata, të cilët janë vërtetë terroristë duhet të kenë një proces të drejtë: ashtu sic duhet të ndodhë në një shtet ligjor.
Vendimi i gjykatës supreme amerikane është i rëndësishëm, sepse me të mund të rifitohet besimi i humbur ndaj institucioneve amerikane: pavarësisht nga Abu Graibi, Guantanamo dhe pavarësisht nga qëndrimet arrogante të Pentagonit. Askush në SHBA nuk duhet të privohet nga e drejta e mbrojtjes juridike, madje as në rastin, kur personin e fshehin në ndojë burg jashtë territorit të sovranitetit amerikan, si në rastin e Guntanamos në Kubë. Portat e burgut të Guantanamos megjithatë nuk do të hapen me sot e me nesër, sepse tani gjykatat civile amerikane duhet të vendosin normat juridike për mënyrën se si do të veprohet me të dyshuarit si terroritë.
Një gjë e tillë do të kërkojë kohë dhe debatet e stërzgjatura me juristët qeveritarë mund të zgjasin me vite. Por me këtë vendim ëhstë hedhur sidoqoftë një gur themeltar për një procedurë të rregullt ligjore, ashtu sic i shkon për shtat një shteti ligjor me traditë të njohur si SHBA. Një shtet ligjor është i tillë vetëm nëse ai u mbetet besnik parimece të tij themelore edhe në kohërat e kërcënimeve të jashtëzakonshme. Presidenti Xhorxh Bush dhe juristët në Pentagon kanë pësuar një dështim: të drejtat e lirisë tani për tani kanë fituar. Ndaj vendimi i gjykatës supreme ka edhe një forcë të madhe simbolike me rëndësi të jashtëzakonshme.