FAO kërkon prej SHBA-ve më tepër angazhim dhe ndihmë në luftë kundër urisë në botë
3 Tetor 2007Reklamë
FAO u kërkoi SHBA-ve më tepër angazhim dhe ndihmë në luftë kundër urisë në botë. Kryetarja e kësaj organizate, Xhozetë Sheran tha në Uashington se çdo ditë në botë vdesin nga uria dhe sëmundjet që lidhen me të rreth 25.000 njerëz. Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe thatësirave, bota gjendet përpara sfidash të mëdha, theksoi kryetarja e FAO-s në Uashington.