300911 Fußball EM 2012 Infrastruktur
1 Tetor 2011"Shërbimi: Nganjëherë ai është vërtet shumë i mirë por nuk ke ç'thua, kryesisht ai është në të gjithë sektorët i dobët." Mathias Brandt e di për çfarë flet. Eksperti i marketing-ut i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunimin Teknik (GIZ) jeton prej dy vjetësh në Ukrainë dhe e mbështet vendin në fushatat e imazhit në prag të Euro 2012-ës.
Menaxheri përgjegjës i sigurt për përfundimin në kohë
Personat përgjegjës për ndërtimin e stadiumit të Lvivit kanë halle të tjera sepse edhe tetë muaj para vërshëllimës hapëse të Kampionatit Evropian në qershor 2012 'Arena Lviv' duket si një bina, instalimet e jashtme janë gati të padallueshme, pa folur për rrugë të asfaltuar hyrjeje. Megjithatë, Vladimir Oniçuk është i sigurt që plani kohor zyrtar do të respektohet. "Hapja zyrtare është në fund të tetorit. Këto afate ne duhet t'i respektojmë."
Oniçuk duhet të jetë optimist, ai është menaxheri shtetëror i projektit për ndërtimin e stadiumit dhe gjendet nën trysninë e kohës. Njeriu i GIZ-së Mathias Brandt e vlerëson gjendjen ndryshe. Por, Evropiani 2012 do të funksionojë në përgjithësi, thotë. Mirëpo, veçanërisht në lidhje me stadiumin në Lviv, në të cilin nëntorin e ardhshëm planifikohet të zhvillohet një ndeshje përgatitore midis Austrisë dhe Ukrainës, ai është skeptik. "Nuk arrij ta përfytyroj që kjo të bëhet gati. Kur të vinë austriakët më 15.11., duhet të marrin ndofta çizme gome me vete."
Edhe numri i shtretërve për vizitorët lard synimeve
Përveç rrugëve të mira të gjera vendit i mungojnë para së gjithash mundësi rregullimi me fjetje për përkrahësit e huaj të ekipeve. Sipas GIZ-së, në Ukrainë nuk ka as dy krevatë hoteli për 1.000 banorë. Për krahasim: në Poloni janë sidoqoftë 24, në vende turistike si Italia 35 e më shumë.Evropiani 2012 është sipas Mathias Brandt-it, në radhë të parë për Ukrainën, një shans gjigant për të rregulluar infrastrukturën në gjendje të keqe.
"Efekti i tërthortë që shpresojmë të vihet re është që vendi të jetë më i pranishëm në hartë dhe me aspektet e tij të shumta pozitive. Ju do ta dalloni këtë kudo. Njerëzit janë të edukuar dhe kur sheh bukurinë e vendit deri te pasuritë e nëntokës e te kapitali industrial (Donecku për shembull është një stacion i vjetër industrial, atje ka shumë përvojë), atëherë natyrisht mund të ndodhë që të lindë një interes më i madh për këtë vend të madh me 50 milionë banorë. Dhe atëherë mund të jetë vërtet e mundur që të vinë më shumë investime të huaja dhe të krijohen marrëdhënie më të shumta tregtare. Kjo shpresohet, kjo është llogaria."
Autor: Christop Kersting / Elert Ajazaj
Redaktoi: Esat Ahmeti