Armiku brenda radhëve: Adoleshentë ukrainas rekrutohen nga Rusia
Ukraina nuk është e kërcënuar vetem nga Rusia në integritetin e saj territorial, por edhe nga brenda: Gjithnjë e më shpesh të rinj ukrainas rekrutohen në internet nga shërbime ruse për akte sabotimi. Reporterët tanë takuan njërin prej tyre - një adoleshent, që nga pakujdesia ra pre e një rrjeti të pabesë rus, thjesht sepse donte të fitonte para. Tani ai rrezikon dënimin me burg deri në dhjetë vjet.
Aborti në Gjermani: Një klinikë ndalon rreptësisht ndërprerjen e shtatzanisë
Përgjithësisht aborti në Gjermani është i paligjshëm dhe penalizohet sipas Nenit 218 të Kodit Penal gjerman, por ai lejohet në rrethana të caktuara. Aty përfshihet detyrimi i këshillimit, arsyet mjekësore e të tjera. Por tani në një klinikë në Lippstadt, një qytet gjerman mjekët nuk do të lejohen më të kryejnë aborte. Punëdhënësi i tyre, Kisha Katolike e ka ndaluar këtë, duke shkaktuar zemërim në Lippstadt - dhe në Gjermani.
Investitorët kinezë zbulojnë Andaluzinë në Spanjë
Spanja nuk është vetëm një vend tërheqës për turistë nga e gjithë bota. Disa rajone spanjolle kanë tërhequr edhe investitorë të huaj, që shohin potencial jo vetëm në turizëm. Kompanitë kineze e konsiderojnë pikërisht Andaluzinë, e njohur kryesisht për bujqësinë dhe turizmin, veçanërisht interesante dhe po investojnë atje në industrinë e automobilave. Çfarë e bën këtë rajon kaq të lakmuar për investitorët kinezë?
Fruta ekzotike në Spanjë
Ndryshimet klimatike po lenë gjurmë edhe në rajonin e Mesdheut: Temperatura përvëluese në verë, periudha të gjata thatësire, rënie e prodhimit bujqësor. Shumë fermerë luftojnë për ekzistencën. Por jo një fermer frutash në një fshat të vogël pranë Zagrebit. Ivan Shulog ka eksperimentuar për 25 vjet me frutat ekzotike, dikur të paimagjinueshme në pjesën kontinentale të Kroacisë, sot ai ka filluar të mbledhë frytet e kësaj pune.