Edicioni i përjavshëm i Deutsche Welles, Europeo:
Projekti i Jared Kushner në Beograd - Kulla e parë Trump në Europë në rrezik
U paraqit me pompozitet si projekt i madh ndërtimi, por me pikëpyetje të mëdha që nga fillimi! Në zemër të Beogradit synohet të ndërtohet Kulla e parë Trump në Evropë. Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, dëshiron të transformojë një ish-ndërtesë ushtarake në kompleks luksoz hoteli dhe apartamentesh. Pavarësisht akuzave për korrupsion, dukej se projekti ishte gati para ndërtimit, por hetime dhe akuza të reja po e vënë në pikëpyetje të gjithë projektin prestigjioz.
Debat pas Lojërave Olimpike në periferitë e varfra të Parisit
Ka kaluar pothuajse një vit që kur Parisi priti Lojërat Olimpike. Shumë periferi të Parisit ndryshuan e u rinovuan për këtë qëllim, përfshirë Saint-Denis. Politika kërkon që të ruhet ky vrull modernizimi por jo të gjithë janë entuziastë. Me sa duket apartamentet luksoze dhe pishina moderne nuk po e fshehin dot varfërinë në periferitë pariziene. Banorët e tyre vazhdojnë të ndihen të lënë pas dore.
Rezerva të mëdha fosfati në Norvegji - po merr fund varësia nga Kina?
Në jug të Norvegjisë janë zbuluar depozitat më të mëdha të fosfatit në botë, të nevojshme jo vetëm si pleh kimik për bujqësinë, por edhe për prodhimin e energjisë alternative. Një zbulim që mund ta bëjë Evropën më të pavarur nga Kina. Edhe investitorët në konsorciumin e minierave premtojnë një të ardhme në prosperitet, jo vetëm për rajonin jugperëndimor të Rogaland, edhe për shoqërinë norvegjeze në tërësi. Por banorët vendas nuk janë të bindur.
Mbretëresha e zbukurimit të thonjve në Berlin - Ameli rrëfen se çfarë e motivoi për suksesin
Nuk ishte plani i saj, por sot Amelie është mbretëresha e zbukurimit të thonjve në Berlin. Amelie Hoang hapi me sukses sallone bukurie në Berlin pavarësisht çmimeve të larta. Ideja lindi nga mungesa, në kryeqytetin gjerman ajo nuk gjeti një studio të bukur si në Londër apo gjetkë. Për DW ajo rrëfen, se si marketingu solli suksesin dhe pse vendosi të punësonte kaq shumë vietnamezë në sallonet e bukurisë.