Si inteligjenca artificiale po ndryshon aktualisht luftërat?
Sot luftërat po zhvillohen gjithnjë e më shumë nga ajri dhe në formë digjitale. Inteligjenca artificiale, dronët dhe armët kibernetike janë tanimë pajisje standarde në fushën e betejës. Shansin më të mirë për të fituar e kanë ata që janë më të shpejtë e më inovativë. Qeveritë e kanë kuptuar prej kohësh këtë dhe po investojnë shuma të mëdha në armatimet luftarake me teknologji të lartë. Tek cilat teknologji po përqendrohet vëmendja dhe si po e ndryshojnë ato luftën në front?
Pse radikalizohen gjithnjë e më shpesh të rinjtë në Gjermani?
Kriminaliteti me sfond politik është shtuar vitet e fundit në Gjermani. Shumica e veprave penale lidhen meekstremistët e djathtë. Po pse ekziston rrezik më i madh radikalizimi tek djemtë e rinj? Një ish-radikal, rrëfen se si u rrit në izolim dhe u tërhoq nga skena ekstremiste e krahut të djathtë në internet. Por ndryshe nga shumë të tjerë, ai kurrë nuk e kaloi vijën e dhunës. Sot Cliff lufton kundër urrejtjes që dikur e përhapte vetë.
Pse kroatët nuk përballojnë dot çmimet për pushime në plazhet e tyre?
Dikur Kroacia konsiderohej një destinacion i përballueshëm për pushimet verore buzë detit. Por kjo ka ndryshuar vitet e fundit. Futja e euros, inflacioni i lartë dhe mungesa e fuqisë punëtore janë vetëm disa nga arsyet për rritjen e ndjeshme të çmimeve në bregdetin kroat. Për turistët e huaj, çelësi i suksesit të turizmit qëndron më pak te çmimi dhe më shumë te cilësia e asaj që ofrohet në Kroaci. Po turistët vendas mezi arrijnë t'i përballojnë pushimet në plazhet e vendlindjes.
Migracioni dhe modeli i lëvizjes së lirë, Shengen
Marrëveshja e Shengenit shihet si një nga bazat e politikës së BE-së që mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. 40 vjet më parë ajo u nënshkrua nga Gjermania, Franca, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda. Sot zona e Shengenit është e zgjeruar me më shumë shtete se vendet anëtare të BE. Problemet në vitet e fundit me fluksin e migracionit kanë bërë që mjaft vende të rivendosin kontrollet e përkohshme kufitare e kjo ngre pyetjen: A është Shengen një model që po del jashtë kohe?