Edicioni i përjavshëm i Deutsche Welles, Europeo sjell këtë herë:
Si Ukraina përpiqet të motivojë vullnetarët e rinj
Pas më shumë se tre vitesh luftë, po bëhet e vështirë mbushja e radhëve të ushtrisë ukrainase me rekrutë të rinj. Për këtë arsye, qeveria ukrainase kohët e fundit nisi një iniciativë të re për të inkurajuar burrat më të rinj, që ende nuk janë thirrur në shërbim ushtarak, të shërbejnë vullnetarisht në ushtri. Programi ofron mundësi shërbimi afatshkurtër dhe stimuj financiarë.
Si ndjehen banorët e fshatit zviceran që u fundos nën ortekun malor
Ishte parashikuar, ishin bërë madje edhe përgatitjet, e megjithatë imazhet e ortekut malor në Alpet Zvicerane ishin tronditëse. Një shtresë shkëmbinjsh dhe akulli me trashësi 100 metra varrosi fshatin Blatten pasi një akullnajë u shkëput nga një shpat mali aty pranë. Afër 300 banorët e tij që u evakuuan shpëtuan, por nga dhimbja për humbjen e parajsës së tyre të vogël, ata ende nuk kanë shpëtuar.
Çfarë e pengon hapjen e tunelit më të madh nënujor në botë?
Evropa po ndërton tunelin më të gjatë nënujor në botë - një lidhje e re me rëndësi midis Danimarkës dhe Gjermanisë. Tuneli 7.5 miliardë euro pritet të transformojë transportin dhe tregtinë në të gjithë rajonin. Një projekt shumë sfidues si nga ana teknike edhe logjistike që kërcënon të rrezikojë hapjen e planifikuar të tunelit në vitin 2029.
Mushkonjat pengojnë turizmin në Itali
E kush nuk e ka pasur shoqërinë e bezdishme të mushkonjave në mbrëmjet e ngrohta të verës me shenjat e kuqe kruajtëse që lënë në lëkurën tonë? Mushkonjat mund të jenë bezdisëse kudo, por në qytetin bregdetar italian të Orbetello-s, ato janë një problem aq i madh, sa turistëve iu ikën dëshira të shkojnë në restorante mbrëmjeve. Ekspertët thonë se pushtimi prej mushkonjave i bregdetit italian është rezultat i një ekosistemi të çekuilibruar.