Kësaj jave në Europeo:
Rusia rrit prezencën ushtarake në kufi me Finlandën
Po përgatit Rusia një luftë të re në veriun e Europës? Megjithëse thuhet, se nuk ka gjasa që Rusia të zhvillojë njëkohësisht luftë në Ukrainë dhe të sulmojë një vend të NATO-s, e sigurt është, se ky vend po zgjeron dukshëm praninë ushtarake në kufirin me Finlandën. Aleanca transatlantike e NATO-s bashkë me anëtaren më të re të saj, Finlandën duan të jenë të përgatitura për skenarin më të keq.
Aktive me 95 vjeç, portret i Gerda Hammel
Fuqia të le, kujtesa dobësohet, lëvizjet kufizohen. Tingëllon e trishtë? Sigurisht, të plakesh nuk është e lehtë, ose siç thonë gjermanët, plakja nuk është për frikacakët, por sot, gjithnjë e më shumëtë moshuar përpiqen të jenë aktivë sa më gjatë të jetë e mundur. Si Gerda Hammel. 95 vjeçarja vazhdon të punojë, edhe pse mund ta shijonte e qetë pensionin. Çfarë e motivon shitësen gjermane?
Paragjykimet për shaminë e kokës në Gjermani
Shamia e kokës është shpesh objekt debatesh të ndezura në Gjermani. Disa e shohin si simbol të shtypjes së gruas, të tjerë si shprehje të lirisë fetare. Përafërsisht 5.5 milionë myslimanë jetojnë në Gjermani dhe studimet tregojnë se vetëm afërsisht 30 përqind e grave myslimane mbajnë shami. Miriam dhe Tua, dy të reja myslimane që janë rritur në Gjermani e mbajnë me krenari shaminë. Edhe me çmimin e diskriminimit gati të përditshëm.
Nuk ka elektromobilitet pa riciklimin e baterive të vjetra
Elektromobiliteti në Europë është në rritje, por nuk duhet harruar se edhe makinat elektrike vjetërohen. Çfarë ndodhë pastaj me bateritë? Kjo është sfida më e madhe me të cilën përballet elektromobiliteti. Riciklimi i baterive është ende në hapat e parë. Një startup i vogël në Gjermani nuk dekurajohet dhe kërkon të fitojë para me riciklimin e baterive të vjetra. Brenda tyre gjendet një minierë e vogël lëndësh të para.