Turqi: Gazetarët që mbulojnë protestat antiqeveritare duhet të përballen me gjykatat
Për një gazetar në Turqi edhe një postim në rrjetet sociale mund të bëhet i rrezikshëm. Turqia është mes dhjetë vendeve me numrin më të lartë të gazetarëve të burgosur në botë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ). Me arrestimin dhe burgosjen e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në mars, kushtet e punës për gazetarët janë përkeqësuar. Një fotoreporter turk i vlerësuar me çmime, Bülent Kili, e përjetoi drejtpërdrejt represionin e shtetit turk një mëngjes herët.
Danimarkë: parajsa e martesave të shpejta në Evropë
Çfarë kanë të përbashkët Las Vegasi dhe Danimarka? Të dy njihen si parajsa për martesat e shpejta. Në Evropë Danimarka është një sekret i vogël sidomos për çiftet me kombësi të ndryshme që duan të lidhin martesëne. Por arsyet pse çiftet martohen në mbretërinë daneze nuk janë vetëm romantike. Judith dhe Iwan, një çift gjermano-ugandez rrëfejnë pse.
Gratë edhe në ndërtim në Berlin
Kantieret e ndërtimit janë vende burrash, gratë mund të sjellin maksimumi vetëm llaç ose të dëgjojnë fishkëllimat e tyre si kalimtare. Dakord, kjo është e ekzagjeruar! Por ende ka shumë pak gra që punojnë në industrinë e ndërtimit, pasi profesioni konsiderohet si shumë i rëndë fizikisht ose shihet si inferior. Por mungesa e punëtorëve të kualifikuar bën që industria gjermane e ndërtimit të kërkojë rrisë përqindjen e grave. Njëra është entuziaste, çatipunuesja Cheryl Silverman në Berlin.
Francë: Opera mobile për zonat periferike
Opera gjithmonë është parë si elitare, e preferuar vetëm për një audiencë të vogël. Na duhet vërtet atëherë opera kur vetëm pak njerëz interesohen për të? Po, do të përgjigjej menjëherë Richard Brunel. Opera e tij në Lionin francez nisi një projekt të pazakontë që e çon operën drejt tek publiku, madje edhe në fshatra. Një skenë e lëvizshme e sjell artin klasik në një vepër moderne Dhe banorët janë të impresionuar.