Lufta e Dytë Botërore - Historia e një familjeje gjermane që vulosi fatin e një punëtori të detyruar
80 vjet më parë mori fund tmerri i Luftës së Dytë Botërore në Evropë, një luftë që mori më shumë se 60 milionë jetë, rreth gjashtë milionë hebrenj ranë viktima të Holokaustit. Përveç terrorit, nazistët i shihnin territoret e pushtuara edhe si një rezervuar punëtorësh. Pas atyre nga Bashkimi Sovjetik, polakët ishin grupi i dytë më i madh i punëtorëve civilë të detyruar. Fati i një djali nga Polonia nuk e lë të qetë gjermanin Stefan Weger, që zbuloi edhe një kapitull të rëndë të historisë së tij familjare.
Shanse në vend të dëbimit – migrantët e rinj në rrugën e shkollimit profesional
Ekonomia gjermane ka ngecur, ndër të tjera rol negativ luajnë edhe problemet strukturore si mungesa e punëtorëve të kualifikuar. Kriza aktuale e ka rritur papunësinë, por për shkak të ndryshimeve demografike nevoja për punëtorë të kualifikuar mbetet e lartë. A do ta kompensojnë refugjatët e rinj këtë mungesë? Shoqata “Trajnim në vend të Deportimit” ua lehtëson migrantëve të rinj gjetjen e trajnimit profesional, një çelës për integrimin në tregun e punës.
Familja jotipike italiane
Në Itali familja vihet mbi gjithçka, nga ana tjetër vendi i Dolce Vita-s tani njihet edhe për numrin më të ulët të lindjeve në Evropë. Shumë çifte vendosin me vetëdije të mos kenë fëmijë. Pse po lindin gjithnjë e më pak fëmijë në Itali? DW vizitoi familjen Galiano që tani konsiderohet një familje jotipike italiane.
Të mos dëgjosh e megjithatë të përjetosh muzikën - jeleku special për njerëzit e shurdhër
A mund ta përjetojnë muzikën njerëzit e shurdhër dhe ata me vështirësi në dëgjim? Po, është lajmi i mirë! Ata ndoshta nuk dëgjojnë, por mund të ndjejnë frekuenca dhe vibrime të ndryshme në të gjithë trupin. Për këtë iu nevojitet ndihma e teknologjisë. Ekipi "Not Impossible Labs" zhvilloi një jelek posaçërisht për këtë qëllim me module vibruese që u jep mundësinë njerëzve të shurdhër dhe atyre me vështirësi dëgjimi të shijojnë muzikën.