Lëshime apo rezistencë? Dilema që ndan vijën e frontit ukrainas
Marrëveshja e nënshkruar së fundmi për lëndët e para mes Uashingtonit dhe Kievit ka rritur shpresat për një angazhim afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në Ukrainë. Por fillimisht duhet të kenë sukses bisedimet e paqes që inicioi SHBA. Edhe njerëzit në Ukrainën Lindore duan t'i japë fund gjakderdhjes, por kanë frikë e dyzime për shpresën e brishtë për paqe.
Kthim në tokën e shkretuar: Vija e Gjelbër në Qipro
Vija e Gjelbër quhet në Qipro zona e sigurisë e kontrolluar nga OKB që ndan veriun e banuar nga turqit me Republikën e Qipros në jug. Për më shumë se 50 vjet një zonë e paralizuar. Koha aty duket sikur ka ndalur, shtëpitë dhe fshatrat janë të shkreta. Por Fotis Fotiou, një grek qipriot, familja e të cilit duhej të largohej pas pushtimit turk në vitin 1974, është i vendosur të kthehet në shtëpinë e tij.
Punë deri në pleqërinë e thellë: Danimarka shpërblen pensionistët që punojnë
Europa po plaket dhe qeveritë e rrisin vazhdimisht nga pak moshën e pensionit. Ose veprojnë si në Danimarkë, ku njerëzit që duan të vazhdojnë të punojnë vullnetarisht pas pensionit inkurajohen dhe shpërblehen financiarisht. Të moshuarit Thorben Alstrup nevojiten gjithnjë e më shumë në vend. 83 vjeçai ende punon si shofer autobusi.
Dyqani më i madh i fustaneve të nuseve në botë
Shpesh derdhen në Europë disa mijëra euro për një fustan nusërie. E kush vajzë ëndërron të martohet me fustanin e bardhë patjetër do ta gjejë modelin e dëshiruar në Holandë: në Deurne, afër Eindhoven, është dyqani më i madh i nuseve në botë - me një përzgjedhje të madhe dhe çmime të kripura. Një dyqan superlativash ku mund të mësoni gjithçka që doni të dini për fustanet e nusërisë, trendet dhe traditën.