Protestat në Turqi dhe pasojat për ekonominë
Arrestimi i kryetarit të opozitës dhe kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu shkaktoi një valë masive protestash në Turqi, ku morën pjesë mijëra të rinj. Ata kanë frikë për të ardhmen në një vend me inflacion galopant. Protestat çuan madje edhe në rënie të tregjeve të aksioneve. Me pasoja për ekonominë turke. Investitorët po i ndjekin me vëmendje zhvillimet.
Frika e vreshtarëve gjermanë nga Donald Trump
Duket se po kthehet epoka e doganave dhe barrierave në tregtinë e lirë botërore. Donald Trump i pezulloi përkohësisht doganat që vendosi 20% për produktet evropiane, por nuk dihet se ç'do të ndodhë pas 90 ditësh. Trump ka kërcënuar edhe me dogana të forta deri në 200% për verën dhe shampanjën nga Europa, nëse BE reagon. Ky do të ishte rrënim për shumë vreshtarë gjermanë, për të cilët SHBA është një treg i rëndësishëm eksportesh.
Video-lojëra për fëmijët e sëmurë - jehonë pozitive e idesë së një spitali britanik
Ditët kur fëmijët duhet të shtrohen në spital, nuk janë ditë të lehta për prindërit, kurse për fëmijët qëndrimi në spital mund të shkaktojë frikëra të ndryshme e ndjesi braktisjeje. Spitali i Fëmijëve në Glasgow në Britaninë e Madhe po bën diçka për të ndihmuar fëmijët. Aty është punësuar me kohë të plotë një person që luan videolojëra me fëmijët. Me efekte mjaft pozitive.
Sekretet e Versajës
Është një nga kështjellat më të famshme në botë: Pallati i Versajës në Francë. Por si ishte jeta për aristokratët në sallonet mbretërore, plot pompozitet dhe shkëlqim, por pa tualete? Ne do t'ju tregojmë atë që mund të mos e keni ditur për Pallatin e Versajës, 3 sekrete rreth rezidencës së mbretit një njihej si mbreti diell, Luigjit të XIV.